Live Seanca konstituive
Dështon seanca konstituive – nuk kalon raporti për verifikimin e mandatave të deputetëve
Përditesuar 15/04/2025 08:38
Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës është ndërprerë pasi deputetët nuk votuan raportin e Komisionit parlamentar për verifikimin e mandateve të deputetëve.
Seanca kishte nisur pak para orës 11:00, ndërsa ishte si hap i parë drejt themelimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
PDK, LDK e AAK nuk votuan këtë raport, pasi u tha se ishte anti-kushtetues për shkak se Kurti dhe ekzekutivi nuk kishin dhënë dorëheqje.
E letra e dorëheqjes së Kurtit me kabinetin qeveritar u bë publike në momentet e fundit, saktësisht në kohën kur në rend dite raporti i Komisionit.
Ndryshe, neni 26 i Ligjit për Qeverinë thekson papajtueshmërinë e anëtarit të Qeverisë dhe parandalimin e konfliktit të interesit.
“Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në Ligj. /Telegrafi/
Kurti: Opozita u rebelua kundër shtetit, lanë nam në sytë e botës
Ka dështuar sot konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi që nuk u miratua raporti i komisionit për verifikimin e mandateve.
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku ka akuzuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në.
“Deputet e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka thënë se ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU:
Mosvotimi i raportit, Abrashi i LVV-së: Situatë e paprecedentë dhe e mjegullt
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, njëherësh kryesues i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve tha se situata me mosvotimin e raportit është e paprecedentë.
Ai në një deklaratë për media tha se ky Komision si rezultat “i qëndrimeve të opozitës ka shkaktuar një situatë të mjegullt e që mund të karakterizohet edhe si krizë”.
“Pa përmes arsyetimeve të paqena është penguar votimi i raportit të Komisionit qendror të zgjedhjeve, pra verifikimit i mandatave të secilit subjekt politik… Pra, kjo nuk ka ndodh asnjëherë më herë, jemi në një terren krejt tjetër, të panjohur dhe si do të vazhdohet tash e tutje mbetet e mjegullt…”, tha ai.
“Lojë e qëllimshme politike” – Abdixhiku godet LVV-në pas dështimit të seancës
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit, është shprehur se është një episod i errët në demokracinë parlamentare.
Abdixhiku tha se partia fituese nuk respekton rregullin bazik kushtetues që thotë se një i zgjedhur nuk mund të jetë edhe kryeministër apo ministër edhe deputet.
“Qëndrimi i partisë fituese që me 10 deputetë që ushtrojnë edhe funksionin e kryeministrit dhe ministrave për të qenë edhe deputetë në të njëjtën kohë është antikushtutese dhe po bëhet për shkak të një loje politike për të zvarritur formimin e institucioneve. Zgjidhja është e thjeshtë të japin dorëheqje prej pozitave që kanë, të ulen si deputetë të bëjnë betimin si deputet”, tha Abdixhiku.
Lajmi i plotë KËTU.
Nuk kaloi raporti për verifikimin e mandatave të deputetëve – ndërpritet seanca
Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar raportin e Komisionit për verifikimin e mandatave të deputetëve të Kuvendit.
Pasi një raport i tillë nuk kaloi, seanca konstituive shkoi në pauzë disa minutëshe.
Me rinisjen e seancës, deputeti më i vjetër i Kuvendit, Avni Dehari i cili udhëhoqi seancën tha se kjo seancë ndërpritet dhe do t’i drejtohet presidentes së Kosovës për të parë si të veprohet tutje.
PDK, LDK dhe AAK kundërshtojnë raportin për verifikimin e mandateve
Artan Abrashi kryesues i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatave të deputetëve, ka thënë se ky komision ka konfirmuar se mandatet e deputetëve janë në rregull.
Ai tha se raportin e këtij komisioni e kundërshtuan PDK, LDK dhe AAK.
“Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatave të deputetëve, paraqet këtë raport që kaloi me shumicë votash, ani pse u kundërshtua nga PDK, LDK e AAK”, tha Abrashi.
Nuk kalon raporti për verifikimin e mandatave të deputetëve
Në seancën konstituive nuk ka kaluar raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.
Për raportin e Komisionit të përkohshëm votuan 52 deputetë, kundër 46 dhe 11 abstenime.
Deputeti Avni Dehari pas kësaj bëri thirri për konsultime.
Formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kourumit dhe mandateve të deputetëve
Ka nisur seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila po drejtohet nga Avni Dehari nga LVV si deputeti më i vjetër i Kuvendit, dhe Sala Jashari nga PDK si deputetja më re.
Si fillim është themeluar komisioni i përkohshëm për verifikimin e kourumit dhe të mandatave.
Partitë propozuan anëtarët e këtij komisioni.
Nga LVV si anëtar dhe kryesues i këtij komisioni është propozuar Artan Abrashi.
Nga PDK është propozuar Përparim Gruda, Armend Zemaj nga LDK, Branislav Nikoliq nga Lista Serbe, Time Kadrijaj nga AAK-Nisma etj.
Nis seanca konstituive
Deputetët e Kuvendit të Kosovës tashmë janë në Kuvend, gjersa ka nisur të mbahet edhe seanca konstituive.
Seanca po udhëhiqet nga deputeti më i vjetër Avni Dehari dhe deputetja më e re, Sala Jashari.
Të pranishëm në seancë janë edhe ambasadorë të vendeve mike.
Vlora Çitaku pritet të jetë nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK-së, ndërsa Abelard Tahiri sërish shef i grupit parlamentar
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës edhe pse ishte paraparë të fillonte në ora 10:00, ende nuk ka filluar pas një ore vonesë.
Telegrafi ka kuptuar se Vlora Çitaku pritet të jetë nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK-së, ndërsa Abelard Tahiri sërish shef i grupit parlamentar.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK u radhit si partia e dytë.
Deputetët e LVV-së hyjnë në sallën e Kuvendit
Pas gati 1 orë prej kur është planifikuar të niste seanca konstituive kanë nisur të hyjnë në sallë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti para se të hynte në Kuvend nuk është deklaruar nëse i kanë votat për Qeverinë.
Kjo parti ka 48 deputetë në Kuvend.
Hykmete Bajrami emërohet shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së: Nuk votojmë për zgjedhjen e kryeparlamentarit
Hykmete Bajrami është emëruar shefe e re e Grupit Parlamentar të LDK-së.
Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku gjatë hyrjes në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq Bajrami bëri edhe deklarimin e parë si shefe e deputetëve të LDK-së, lidhur me konstituimin e Kuvendit.
“Grupi parlamentar nuk ka ndryshuar qëndrim. Ne nuk do ta votojmë kryetarin e Kuvendit. E nëse LVV ka propozim për kryetarin e Kuvendit ata duhet ti kenë edhe votat”, tha Bajrami
Lista serbe hyn në Kuvend
Deputetë të Listës serbe tashmë kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës.
Igor Simiq e deputetë tjerë të kësaj partie nga radhët e minoritetit serb tashmë janë në ambientet e Kuvendit.
Vonesa në nisjen e seancës konstituive, në sallën shihen vetëm deputetët e PDK-së dhe Duda Balje
Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.
Seanca ishte caktuar të nisë në ora 10:00, por që seanca ende nuk ka nisur as pas 40 minutash vonesë.
Të pranishëm në sallë shihen vetëm deputetët e zgjedhur të PDK-së, dhe deputetja Duda Balje.
Lajmi i plotë këtu.
Rashiq beson se edhe në qeverinë e re do ta ketë postin e ministrit
Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (PLDM) dhe njëherësh ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tashmë ka arritur në Kuvend.
Rashiq tha se beson që edhe në qeverinë e re, do ta ketë postin e ministrit.
Deputetët e PDK-së para nisjes së seancës
Tashmë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë hyrë në sallën e Kuvendit, ku pas pak pritet të nisë seanca konstitutive.
Në sallë shihen deputetja Vlora Çitaku, Abelard Tahiri, Mërgim Lushtaku, Eliza Hoxha, etj.
Emilija Rexhepi: Nuk kam ofertë për ministre, por do ta votojmë Qeverinë
Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, ka konfirmuar se do ta mbështesë votimin e qeverisë së re e cila sipas saj do të drejtohet nga Albin Kurti, pavarësisht se nuk ka marrë ndonjë ofertë për të ministre edhe një mandat.
“Patjetër që do e votojë qeverinë, ne jemi pjesë e qeverisë veç unë nuk e kam marrë atë ofertën që të jem ministre, kthehem në parlamentar, por jemi pjesë e Qeverisë”, tha Rexhepi.
“Dikush prej boshnjakëve duhet me qenë, unë nuk jam kundër, këtë e vendos kryeministri”, shtoi Rexhepi, ku u pyet nëse pozita e ministres i është ofruar Duda Baljes.
AAK e hapur për votimin e kryetarit të Kuvendit, por jo pa koordinim me opozitën
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës ku pritet që sot të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit.
Haradinaj ka thënë se si AAK nuk do të jenë pengesë e zgjedhjes së kryeparlamentarit, mirëpo tha do të vendosin bashkërisht me dy partitë tjera opozitare PDK e LDK.
I pari i AAK-së tha se ka deklarime prej tyre se nuk do të marrin pjesë në votim edhe për kryeparlamentarin.
Lajmi i plotë KËTU.
Edhe Limaj arrin në Kuvend, a do ta mbështesë Kurtin për formimin e Qeverisë së re?
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tashmë ka arritur në Kuvend të Kosovës.
I pyetur nga gazetarët nëse ai do të jep votën e tij për formimin e qeverisë së re, Limaj nuk dha ndonjë përgjigje, transmeton Telegrafi.
Lajmi i plotë këtu.
Kryetari i PDK-së arrin në Kuvend
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tashmë ka hyrë në Kuvendin e Kosovës, ku pas pak pritet të nisë seanca konstitutive.
Kjo parti ka fituar 24 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Nga kjo parti kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në formimin e Qeverisë.
Seanca konstituive, Kurti arrin në Kuvend
Për pak minuta pritet të nisë seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës.
Tashmë kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka hyrë në Kuvendin e Kosovës. Kurti u pyet nga gazetarët se a i kanë votat për formimin e qeverisë, por që i njëjti nuk ka dhënë ndonjë përgjigje rreth kësaj.
Në Kuvend kanë nisur të hyjnë edhe deputetë tjerë.
Promo
Reklamo këtu
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut