LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për katër lëndë të Prokurorisë Speciale në Gjykatën Penale

Seanca gjyqësore për katër lëndë të Prokurorisë Speciale në Gjykatën Penale

Në Gjykatën Penale në Shkup sot është planifikuar të mbahen seanca gjyqësore për katër lëndë të Prokurorisë Speciale – “Tortura”, “Tanku” për procedurën e ndarë ndaj Jankulloskës, “Titanik” dhe “Titanik 3”.

Në rastin “Tortura” duhet të dëgjohen 35 incizime audio shtesë që me kërkesë të prokurores Lile Stefanovska publiku do të përjashtohet për shkak të lëndimit të mundshëm të privatësisë. “Tortura” i referohet mënyrës për privim nga liria të liderit të Partisë për Maqedoni të Bashkuar dhe ish ministër i Brendshëm, Lube Boshkovski më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në këtë lëndë të akuzuar janë ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish njeriu i parë i Njësitit “Alfa” Ivica Antevski- Puki dhe pesë pjesëtarë tjerë të Njësitit.

Në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë gjykimi për ish-ministren për Punë të Brendshme Gordana Jankullovska në procedurë të ndarë për rastin “Tanku” të PSP-së.


Në seancat e kaluara janë dëgjuar dëshmitarë, që në një mënyrë janë përfshirë në furnizimin publik të veturës së blinduar “Mercedes Gard” në vlerë prej 600 mijë eurove në vitin 2012.

Sot duhet të vazhdojë gjykimi edhe për rastin “Titanik”. Seanca e kaluar ishte anuluar për shkak të sëmundjes së të akuzuarit Martin Protugjer. Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko dhe të tjerë.

Ndërkaq, në lëndën “Titanik 3”, të akuzuar janë deputeti i BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri për mashtrime zgjedhore në Komunën e Çairit në zgjedhjet lokale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori