LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti takime për riaktivizimin e naftësjellësit Selanik – Shkup

Së shpejti takime për riaktivizimin e naftësjellësit Selanik – Shkup

Dy përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë do t’i mbrojnë interesat e vendit në takimin e Këshillit të drejtorëve të kompanisë “Selanik-Shkup Vardaks” e cila menaxhon naftësjellësin Selanik-Shkup, përvjell Telegrafi Maqedoni.

Takimi do të mbahet të hënën, 11 qershor në Athinë. Helenic Petroleum, e cila është pronar i shumicës në kompani, gjashtë muaj pret takim me Qeverinë për të gjetur zgjidhje për riaktivizimin e naftësjellësit që u ndërtua në kohën e udhëheqjes së Ljupço Georgievskit me Qeverinë e Maqedonisë, por tanimë 5 vite nuk funksionon.

“Dje Qeveria miratoi vendimin për dërgimin e dy përfaqësuesve në takimet me drejtorët e kompanisë së naftës. I autorizuam për negociata në mbledhjen e aksionerëve të kompanisë, ku edhe Maqedonia është pronare e 10 për qind të aksioneve dhe i udhëzuam në çfarë drejtimi të veprojnë. Do të duhet të pritet takimi vjetor i kompanisë që udhëheq me naftësjellësin”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë së RM-së, Mile Boshnjakovski./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori