LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti lëshohet për qarkullim rruga Prishtinë – Veternik

Së shpejti lëshohet për qarkullim rruga Prishtinë – Veternik
????????????????????????????????????

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka vizituar rrugën e cila është në përfundim e sipër në hyrje të Prishtinës, nga Veterniku. Kadriu tha para medieve se kjo rrugë është afër përfundimit dhe se me përmirësimin e kushteve atmosferike, kanë mbetur edhe dy-tri ditë punë që kjo rrugë të përfundojë dhe të lëshohet në qarkullim.

“Së bashku me këshilltarët e Ministrit, kemi dalë në vizitë të rrugëve edhe për shkak të motit të keq që po mbretëron sot në Republikën e Kosovës dhe ta vizitojmë rrugën në hyrje të qytetit të Prishtinës, e cila është asfaltuar ditën e shtunë nga kompania dhe shpresojmë se me përmirësimin e kohës, pas dy apo tri ditë punësh që kanë mbetur, do të përfundojë kjo rrugë. E kemi edhe murin mbrojtës, i cili duhet të përfundojë dhe të lidhen trotuari dhe staza e biçikletave në atë drejtim. E kemi edhe problemin te pompa e benzinës, ku bashkërisht me Komunën e Prishtinës dhe me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor jemi të interesuar që sa më shpejtë ta shpronësojmë atë pjesë dhe të fillojë rruga edhe në atë drejtim”, tha zëvendësministri Kadriu.

????????????????????????????????????

Ai foli edhe për gjendjen e rrugëve në nivel vendi pas reshjeve të dëborës gjatë orëve të fundit dhe me atë rast tha se të gjitha rrugët në vend janë të qarkullueshme dhe se do të merren masa që të mos ketë probleme edhe në vijim.


“Sot, pavarësisht kushteve të cilat janë duke mbretëruar me reshje dëbore në Republikën e Kosovës, gjendja e rrugëve është e mirë – të gjitha rrugët janë të qarkullueshme dhe ne do t’i marrim masat që sonte të mos kemi probleme me rrugë në vendin tonë”, tha zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Kalo në kategori