Bastian Schweinsteiger ka bërë një debutim ëndrrash te skuadra e re.

Mesfushori gjerman u transferua vetëm para disa ditëve nga Manchester Unitedi në kampionatin amerikan, MLS, te skuadra e Chicago Fire.


Transferimi në MLS ka dalë të jetë i qëlluar nga ana e ish-mesfushorit të Bayern Munich.

Kjo pasi Schweini ka arritur të gjej golin e parë qysh në ndeshjen e tij debutuese ndaj Motreal Impact.

Gjermani ka shënuar një gol të bukur me kokë në minutën e 17 të ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app