LAJMI I FUNDIT:

Scholz ‘e poshtëroi’ Vuçiqin në Beograd – kancelari gjerman e la ta priste para veturës presidentin serb

Scholz ‘e poshtëroi’ Vuçiqin në Beograd – kancelari gjerman e la ta priste para veturës presidentin serb

Preludi i takimit mes dy zyrtarëve nuk mund të ishte më i keq për Aleksandar Vuçiqin.

Pritje ceremoniale, tapet i kuq dhe rojet e nderit në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit për kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Çfarë pritet nga vizita e Scholzit në Beograd?
Lexo po ashtu Çfarë pritet nga vizita e Scholzit në Beograd?

Kamerat televizive u ndezën për të kapur të ftuarin e rëndësishëm. Dhe i ftuari nuk zbret nga vetura, ndërsa nikoqiri është i mërzitur. Kështu është krijuar ‘kurthi’ në të cilën ka rënë presidenti i Serbisë, Vuçiq.


Siç tregon video e shpërndarë në rrjetet sociale nga nënkryetarja e SSP-së, Marinika Tepiq, Vuçiq qëndron për një kohë të gjatë para veturës në të cilën ndodhet Scholz, por gjermani nuk del nga limuzina. Dhe zgjat. Dhe zgjat. Dhe vazhdon dhe Vuçiqi pushtohet dalëngadalë nga nervozizmi.

“Nëse dikush do të më shpjegonte se çfarë po pret!”, dëgjohet duke pyetur presidenti serb, shkruan nova.rs.

“Mikrofoni i RTS rastësisht e ka kapur Vuçiqin e zemëruar se si po pret tre minuta para derës së veturës së Scholz-it. Ndërsa nga deklarata asgjë, kot i ka sjell mediat. Scholz aterroi ia dha dorën dhe hyri në veturë! Ai mbeti, po pret të nisen, së paku t’ia bëjë me dorë. Dhe në fund thotë: sikur dikush të më tregonte çfarë po presin tani!”, tha Tepiq, e cila shpërndau momentin e sikletshëm.

Ndryshe, vizita e të parit të shtetit gjerman në Serbi shkaktuan edhe protesta të politikanëve dhe aktivistëve të opozitës që kundërshtojnë minierat e litiumit.

Mediat gjermane shkruajnë se kancelari gjerman po udhëton drejt “mikut të Putinit dhe Orbanit”, i cili kohët e fundit është “pak a shumë i izoluar ndërkombëtarisht” pikërisht për shkak të miqësisë së hapur me kundërshtarët e deklaruar të BE-së. Por për përfaqësuesit e ekonomisë, me rëndësi është se me çfarë do të kthehet Scholz në shtëpi: kontrata për furnizimin e lëndës së parë më të rëndësishme për industrinë e automjeteve që për momentin është në vështirësi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
Kalo në kategori