LAJMI I FUNDIT:

Scholes duket se ka diçka presonale me Chelsean – legjenda mendon ende se United është më i mirë se blutë

Scholes duket se ka diçka presonale me Chelsean – legjenda mendon ende se United është më i mirë se blutë

Paul Scholes ka vazhduar me kritikat e tij ndaj Chelseat, duke pretenduar se Manchester United do të mundte ende skuadrën e Thomas Tuchel.

Komentet e ish-mesfushorit vijnë pas humbjes së aspak të mirëpritur të United 2-0 ndaj rivalëve lokal Manchester Cityt.

Ndërsa Scholes ishte i shpejtë për të vënë në dukje se sa larg janë Djajtë e Kuq nga Liverpool dhe City për sa i përket cilësisë, ai me sa duket nuk e ka të njëjtin vlerësim për Chelsean.


Scholes insiston se mbrojtja e Chelseat është më e dobëta, madje më e dobët se ajo e Unitedit
Lexo po ashtu Scholes insiston se mbrojtja e Chelseat është më e dobëta, madje më e dobët se ajo e Unitedit

Lidhur me skuadrën e Tuchel, i cili fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar pasi mposhti Cityn në finale, ai sugjeroi që ish-klubi i tij mund të mundte Chelsean sot nëse takoheshin.

46-vjeçari, i cili tani është një ekspert i rregullt për mbulimin e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve të BT Sport, më parë minimizoi shanset e Chelseat për të konkurruar për trofe këtë sezon.

Scholes e krahason me Hazardin, Pulisic e merr si kompliment por thotë se nuk e ka model lojën e belgut
Lexo po ashtu Scholes e krahason me Hazardin, Pulisic e merr si kompliment por thotë se nuk e ka model lojën e belgut

“Unë mendoj se [Antonio] Rudiger ka qenë shumë i mirë, por përveç kësaj, ju keni Thiago Silva i cili është 36 ose 37 vjeç, Andreas Christensen është një lojtar i ri… Mendoj se në mes të fushës ju jeni mirë. Jorginho dhe [N’Golo] Kante janë lojtarë vërtet të mirë”.

“Unë thjesht nuk jam i sigurt se do të shënoni gola të mjaftueshëm dhe se jeni mjaftueshëm i mirë në mbrojtje”, shtoi ai.

Paul Scholes dhe Rio Ferdinand patën një reagim të ndryshëm në golin e dytë të Ronaldos
Lexo po ashtu Paul Scholes dhe Rio Ferdinand patën një reagim të ndryshëm në golin e dytë të Ronaldos

Chelsea është lider i Ligës Premier pas javës së 11 me 26 pikë, nëntë pikë më shumë se Manchester United që është në vendin e gjashtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori