Mesfushori francez, Morgan Schneiderlin është në rrugë për tu larguar nga Manchester United.

I afruar me shumë bujë në epokën e Van Gaal, francezi nuk ka bindur Jose Mourinhon në asnjë moment.


Kësisoj United ka njoftuar se do të pranojë largimin e tij pas një oferte të mirë.

Është skuadra nga Liga Premier, West Bromwich Albion që ka bërë ofertën e parë në drejtim të ‘Djajve të Kuq’.

WBA ka ofruar 15 milionë euro për transferimin e Schneiderlinit.

Mbetet të shihet nëse United do ta pranojë ofertën e West Bromwich Albion për mesfushorin francez. /Telegrafi/

telegrafi sport app