Morgan Schneiderlin ka folur për herë të parë  si futbollist i Evertonit.

Mesfushori francez është transferuar nga Manchester United te Evertoni për një shifër prej 22 milionë funtesh.


Ky transferim erdhi te skuadra nga Liverpooli me kërkesë të trajnerit holandez, Ronald Koeman, i cili kishte punuar me të në kohën e tyre te Southamptoni.

“Everton është një klub i madh në historinë e futbollit anglez”, ka thënë Schneiderlin në intervistën e tij të parë si futbollist i Evertonit.

“Mezi po pres të luaj dhe të prezantohem për këtë klub të madh”, përfundoi mesfushori francez. /Telegrafi/

telegrafi sport app