Scherzinger dëshiron të jetë vajza Bond

Këngëtarja e grupit “Pussycat Dolls”, e cila u nda Hamilton pas dy vitesh së bashku, dëshiron ta provojë veten edhe në aktrim.
“Nicole është shumë ambicioze dhe nuk dëshironte t’i kalojë vitet e ardhshme duke e ndjekur Lewis nëpër botë. Ai dëshironte që ajo të ishte shoqëruesja e tij derisa ai lëvizje nga një vend në tjetrin, por ajo nuk ishte e gatshme ta lërë anash karrierën, dhe kjo çoi në një varg konfrontimesh”.
“Ajo ka lënë ca takime në Hollywood. Nicole është shumë atletike dhe e sheh veten në filma aksion. Ajo gjithmonë ka thënë se roli i saj ideal do të ishte të jetë vajza e ardhshme Bond. Pse jo? Ajo ka pamjen dhe fizikun për këtë”, ka thënë burimi./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/01/2010
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































