Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e ka quajtur eksperiment të gabuar, vendimin e MASHTI-t që blerja e teksteve shkollore nga ana e prindërve.
Në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, Jashraj tha se fatmirësisht ky vit shkollor po fillon pa greva, por me vështirësi shkak i MASHTI-t.
“Ky vit po fillon pa greva e veprime sindikale, e kjo do duhej ta gëzonte edhe qeverinë e veçmas ministren Nagavci, por duket se më shumë do t’i gëzonte greva për ta drejtuar gishtin drejt nesh e për tu heshtur lëshimet e mungesa e përgatitjeve që MASHTI do të duhej ti bënte. Ky vit shkollor do të filloj i përcjellë me vështirësi të cilat i krijoji MASHTI me eksperimentin e gabuar për tekstet shkollore”, tha Jasharaj, shkruan Telegrafi.
Ai shtoi se SBASHK-u me kohë ka reaguar për këtë çështje, derisa kritikoi ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci që po mban inate me sindikatën e arsimit.
“Zonja Nagavci po e mban inatin nga grevat sepse nuk po takohet me SBASHK-un, këshillin e prindërve, DKA-të e as me Asociacionin e Komunave. Ajo doli me një lajm që i ka shqetësuar edhe prindërit dhe neve si mësimdhënës. Ajo sjell vendim që tekstet shkollore të shpërndahen nëpër librari që një pjesë e qyteteve nuk ka fare, dhe prindërit të vrapojnë në e-Kosova të aplikojnë dhe të presin rimbursimet”, tha Jasharaj.
I pari i SBASHK-ut, shtoi se viti shkollor nuk do të filloj si duhet sepse do të kalojnë ditë e ditë e nxënësit nuk do të jenë të pajisur me mjete shkollore, jo me fajin e tyre por me faj të MASHTI-t.
Ai shtoi se Ministrja e Arsimit është tekanjoze, duke thënë se hodhi poshtë vendimin e Këshillit Shtetëror të Licencimit duke thënë se asnjë trajnim nuk mund të bëhet nga ana e SBASHK-ut që kanë qenë për ngritje profesionale.
Ndërkaq, Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka thënë se pret që një numër i konsiderueshëm i prindërve nuk do të mund të aplikojë për subvencionim e teksteve shkollore.
Ai ka thënë se me këtë formë nuk do të mund të kontrollohet se kujt po i jepen mjete për libra.
“Presim që një numër i konsiderueshëm i prindërve nuk do të mund të regjistrohen për të aplikuar për subvencionim të librave dhe mendoj se kjo është e gabueshme, më pas nuk do të ketë mundësi as të kontrollojmë se kujt po i jepen mjete për libra, sepse për shkak se të njëjtën mund ta bëjnë edhe disa prindër që jetojnë në Gjermani, por janë të regjistruar në Kosovë, mendoj se ka qenë një gabim dhe një neglizhencë e ministrisë që nuk janë përgatitur me kohë, por e kanë lënë të vijë gjendja në këtë situatë”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame