Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ka zhvilluar komunikim online Susan Flocken, drejtoreshë e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE).
Siç bën të ditur SBASHK-u, Flocken ka mbështetur grevën në arsim dhe ka kundërshtuar veprimet e Qeverisë Kurti.
“Përcjellni përkrahjen time dhe të gjithë anëtarësisë së sindikatave të arsimit të Evropës për grevistët dhe Kryetarin e SBASHK-ut. Pasi ka marrë informacione ditore për grevën e përgjithshme në sektorin e arsimit dhe të shërbyesve civil dhe për presionet e deklaratat nxitëse të qeveritarëve, drejtorja e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken ka zhvilluar takim nga larg me kryetarin Rrahman Jasharaj dhe udhëheqës të tjerë të SBASHK-ut”.
“Drejtorja Flocken duke dëgjuar se Qeveria, në vend të dialogut, ka zgjedhur gjuhë presioni e shantazhi ndaj kryetarit Jasharaj, i cili tani është detyruar të ketë lëvizje të kufizuara për t’i ikur ekseseve që mund të inskenohen nga simpatizantë të partisë në pushtet. Flocken është interesuar edhe për rrjedhën e grevës dhe për presionet që po bëhen ndaj grevistëve në sektorin e arsimit dhe sektorin e shërbyesëve civil”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.
Tutje SBASHK-u thekson se Flocken do të komunikojë edhe me Konfederatën e Shërbyesve Civilë të Evropës për të alarmuar për gjendjen.
“Shpjegimin e ngjarjeve dhe paraqitjet publike të qeveritarëve dhe për gjendjen e vështirë ekonomike të grevistëve në prag të dimrit, ata me pagat ekzistuese nuk kanë mundësi të sigurojnë as lëndë drurore për ngrohje e lëre më artikuj të tjerë jetësor e kanë emocionuar drejtoren e përgjithshme Flocken, e cila ka shprehur përkrahje të fuqishme në emër të 11 milionë anëtarëve nga e tërë Evropa dhe ka shtuar se do të komunikoj edhe me Konfederatën e shërbyesve civilë të Evropës për të alarmuar për gjendjen duke u shprehur e sigurt se kjo Konfederatë, që ka miliona anëtarë do të jetë mbështetëse dhe zë i fuqishëm i Federatës së Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës”.
“Ajo ka deklaruar se që tani do të alarmojë Komisionin Evropian dhe sektorët gjegjës në BE dhe në koordinim me ta do të udhëtojë në Kosovë për të ofruar përkrahjen e fuqishme për SBASHK-un dhe SPAK-un”.
“Qëndroni të palëkundur në mbrojtje të anëtarësisë tuaj edhe përkundrazi të gjitha këtyre presioneve ju përcjellni përkrahjen time dhe të të gjithë anëtarësisë së Sindikatave të Arsimit të Evropës për anëtarësinë e SBASHK-ut dhe të Kryetarit Jasharaj”, thuhet në fund./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame