LAJMI I FUNDIT:

Sazdov: Policia kufitare s’ka ujë, rrymë, ndërsa automjetet e dhuruara nuk kanë karburant

Sazdov: Policia kufitare s’ka ujë, rrymë, ndërsa automjetet e dhuruara nuk kanë karburant

Sindikata e pavarur e policisë akuzon se policia kufitare është e izoluar, pa komunikim me shërbimet tjera të MPB-së, por edhe pa ujë dhe rrymë.

Zëdhënësi i sindikatës, Dejan Sazdov, tha se ministri Oliver Spasovski i ka thirrur në mbledhje që të gjendet mënyrë për përmirësimin e gjendjes së të punësuarve në MPB, por asgjë nuk ka ndërmarrë. SPP akuzoi Spasovskin se ai ndaluar shoqërimin sindikal, dhe se ata nuk janë pjesë e marrëveshjes kolektive të MPB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të punësuarit janë me uniformë të huazuar, secili siç është gjendur. Pantallonat çeke, çizmet sllovake dhe polake, i prezantuan, e më pastaj i ‘fshehët’. Armët janë më të vjetra se 50 vite. Çfarë na duhen automjete bashkëkohore kur nuk kemi tender për servisimin e tyre. Të mos përmendim se në muajt janar dhe shkurt s’ka pasur karburant”, tha Dejan Sazdov.


Sindikata e pavarur e policisë thotë se ministri Spasovski i ka injoruar.

Sazdov tha se do të kërkojnë ndihmë edhe nga Avokati i Popullit dhe se për gjendjen në MPB, sindikata do ta njoftojë Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës që përgatit mendim për nisjen e bisedimeve me BE-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Detyruan me forcë të kryenin shërbime seksuale për klientë" – Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit për trafikim

Drejtësi
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Të gjithë të lënduarit nga zjarri në Koçan të cilët janë transferuar në Bullgari janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Të gjithë të lënduarit nga zjarri në Koçan të cilët janë transferuar në Bullgari janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Shëndetësi
Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Drejtësi
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Lajme
Vdes shoferi i autoambulancës që transportoi të lënduarit e tragjedisë në Koçani

Vdes shoferi i autoambulancës që transportoi të lënduarit e tragjedisë në Koçani

Shëndetësi
Kalo në kategori