LAJMI I FUNDIT:

Saten mbretëror elegant: Shkëlqim në tone të larmishme luksoze

Saten mbretëror elegant: Shkëlqim në tone të larmishme luksoze

Dikur e kanë veshur damat në teatër, sot sateni është pjesë e stileve të mbrëmjes për çdo ndejë

Jep një efekt të veçantë, i cili i bën krijimet të duken magjepsëse, madje edhe në një version minimalist.

Historia e mrekullueshme e modës së satenit zgjat tashmë me dekada, por këtë verë e veshim si një komplet me këmishë të butë, transmeton Telegrafi.

Lila Moss, e bija e manekines Kate, vesh pastel rozë dhe vesh fustane të famshme neglizhe.

E verdha e butë është e mrekullueshme, dhe thekson në mënyrë të përkryer tenin e errët të verës.

Ngjyra e kthjellët e qiellit është e mrekullueshme për ndonjë ngjarje të veçantë këtyre ditëve.

Xhaketa në mbrëmje bëhet fustan, posaçërisht ajo e zbukuruar me pupla.

Kompleti nga sateni është i popullarizuar edhe si variant në formë pizhamesh.

Për ata që pëlqejnë kompletet, këtu është një me tre pjesë – pjesa e sipërme, pantallonat dhe xhaketa janë prej të njëjtit material.

Këmishët prej sateni vlerësohen në çdo kohë të vitit, janë të lehta dhe duken luksoze.

/Telegrafi/