LAJMI I FUNDIT:

Sarri: Më është thyer zemra pas largimit nga Napoli, por fajet janë të të dyja palëve

Sarri: Më është thyer zemra pas largimit nga Napoli, por fajet janë të të dyja palëve
Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri (Foto: Getty Images

Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka pranuar se është ndier i pikëlluar për largimin e tij nga Napoli.

Tifozët në San Paolo e kanë dashur shumë strategun e tyre, i cili ishte shumë pranë për ta fituar Scudetton në sezonin e kaluar.

Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri (Foto: Getty Images)

Mirëpo, mosmarrëveshjet me presidentin Aurelio De Laurentiis bënë që ky i fundit ta angazhonte Carlo Ancelottin në postin e trajnerit.


Lajmet nga SARRI
Lexo po ashtu Lajmet nga SARRI

“Kam kujtime të mrekullueshme nga Napoli. I dua njerëzit atje dhe gjithmonë do t’i dua. Nëse jemi ndarë në mënyrë të keqe me klubin dhe presidentin, mendoj se gabimet janë bërë nga të dyja palët”.

“Ndoshta presidenti e ka keqkuptuar heshtjen time… Mirëpo, mua më është thyer zemra dhe shpresoj që në vitet në vijim të tejkalohet kjo gjë”, ka thënë Sarri në prezantimin e tij te Chelsea.

Te Blutë, ai do të zë vendin e Antonio Contes, ndërsa gazetarët e kanë pyetur se ka folur me trajnerin italian.

Maurizio Sarri si trajner i Napolit (Foto: Getty Images)

“Antonio ka marrë rezultate të jashtëzakonshme këtu, ai është një trajner fantastik, por unë luajë në një mënyrë më ndryshe, prandaj do t’i kushtoj kohë skuadrës”.

“Të gjitha gjërat e mira që Antonio i ka lënë prapa duhet të qëndrojnë, nuk duhet të ndryshohen, por është me rëndësi që të imponohet filozofia e trajnerit (të ri) në një periudhë të shkurtër kohore”, ka shtuar Sarri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Premier League
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ligat tjera
Kalo në kategori