Derbi i xhiros së katërt në Superligën e Femrave u zhvillua ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit, ku fitoi skuadra prishtinase me rezultat 77:61.

Te vashat kryeqytetase u dallua Sarah Mgbeike me 21 pikë, 26 kërcime, pesë asistime, tre topa të vjedhur dhe katër bllokada, ku indeksin e ndeshjes e kishte 41. Gjithashtu kontribut të madh ka dhënë edhe kapitenia Arbnore Përquku me 14 pikë, shtatë kërcime, dhjetë asistime dhe dy topa të vjedhur.


251345537 1871229439723630 7554590116260434186 n

Penza shënoi fitore të thellë ndaj Kastriotit 16:131, ku te skuadra pejane u dalluan Rael Whitsitt me 34 pikë, 17 kërcime, katër asistime dhe 13 topa të vjedhur, si dhe Jeta Zeka me 20 pikë, 12 kërcime, tre asistime dhe 8 topa të vjedhur.

Vëllaznimi shënoi fitore ndaj Trepcës 42:70, ku më e mira në parket ishte basketbollistja kuqezi, Viola Tanushi me 14 pikë, 12 kërcime dhe katër asistime.

Top 5: Sarah Mgbeike dhe Arbnore Përquku të Prishtinës, Rael Whitsitt dhe Jeta Zeka të Penzës dhe Viola Tanushi e Vëllaznimit. /Telegrafi/

251378833 1871229449723629 5315028858613397639 n

telegrafi sport app