Prej javësh është konfirmuar realizimi i filmit me titullin "Në kuadër të dashurisë".

Protagonistë të tij do të jenë fituesi i BBVA 2, Luiz Ejlli dhe 'rivalja' e tij, aktorja e njohur Olta Gixhari.


Ndërsa pjesë e kastit do të jenë edhe shumë emra të tjerë të njohur si Luan Jaha, Ylber Bardhi, Olta Daku, Megi Pojani e Sara Hoxha.

358157257 939704877118284 6597396855590489039 n Foto: Sara Hoxha/Instagram

Kjo e fundit ka publikuar disa imazhe të reja në Instagram, të realizuara gjatë xhirimeve të filmit në Korçë.

Partnerja e reperit, Ledri Vula shihet e veshur në një kostum me ngjyrë të zezë e shoqëruar nga pjesa tjetër e aktorëve.

Screenshot 4 7 Foto: Sara Hoxha/Instagram

Ndërkohë, theksojmë që faqja zyrtare e Top Channel Films tashmë ka konfirmuar se filmi do të shfaqet në kinema nga tetori i këtij viti. /Telegrafi/

Screenshot 6 4 Foto: Sara Hoxha/Instagram

Screenshot 7 5 Foto: Sara Hoxha/Instagram