LAJMI I FUNDIT:

Sanksionet do ta rrëzojnë qeverinë në Iran

Sanksionet do ta rrëzojnë qeverinë në Iran

Rudy Giuliani, avokati personal i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se sanksionet amerikane janë duke shkaktuar dhimbje ekonomike mbi Iranin, që përfundimisht do të çojë në rënien e qeverisë në Teheran.

“Nuk e di se kur do të rrëzohet qeveria”, tha Giuliani, gjatë një samiti të kryengritjes së Iranit, që u mbajt nga Organizata e komuniteteve iraniano-amerikane në Nju Jork më 22 shtator.

“Mund të jenë në pyetje disa ditë, muaj, apo disa vite (për rrëzimin e qeverisë). Por, do të ndodhë”, tha Giuliani para këtij grupi që kundërshton qeverinë në Teheran.


Departamenti amerikan i Shtetit tha se Giuliani nuk flet në emër të administratës sa i përket çështjes së Iranit. Edhe Giuliani tha se këto qëndrime të tij të shprehura në këtë samit janë personale dhe nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Presidentit Trump.

Administrata amerikane në vazhdimësi ka thënë se nuk po kërkon “ndryshim të regjimit” në Teheran, por vetëm kërkon “ndryshim të sjelljes të Iranit”, përcjell Telegrafi.

Presidenti Trump e ka akuzuar Iranin se mbështetë aktivitetet ushtarake në rajon dhe po tenton që të zhvillojë armë bërthamore, akuza këto që Teherani i hedh poshtë.

Në muajin maj, Trump tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 në mes të Teheranit dhe fuqive botërore dhe rivendosi sanksione. Pakti bërthamor i mundësonte Iranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Sanksionet amerikane kanë përkeqësuar krizën ekonomike në Iran dhe kanë shkaktuar zhvlerësim të madh të valutës kombëtare iraniane, rialit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

Botë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori