LAJMI I FUNDIT:

San Francisko anulon vendimin që policia të përdorë ‘robotët vrasës’

San Francisko anulon vendimin që policia të përdorë ‘robotët vrasës’

Autoritetet e San Franciskos kanë anuluar një vendim që lejonte policinë lokale të përdorë robotë që mund të vrasin njerëz.

Vendimi rezultoi pas kritikave të ashpra nga grupet civile që kundërshtuan përdorimin e robotëve, që në skenarët ekstremë kanë aftësinë për të vrarë të dyshuarit.

Me votën e së martës u vendos “pauzimi” i vendimit dhe kryerja e analizave shtesë, transmeton Telegrafi.


Votimi erdhi pasi një ligj i ri u prezantua në Kaliforni, që lejon policinë e qytetit të mbajë pajisje ushtarake, por duhet të kërkojë leje për t’i përdorur ato.

Dr. Catherine Connolly nga grupi Stop Killer Robots, tha për BBC se licencimi i robotëve ishte një “terren i rrëshqitshëm”.

Demonstruesit dhe zyrtarët që kundërshtuan vendimin, u mblodhën në shkallët e bashkisë dhe kërkuan tërheqjen e vendimit. Gjatë votimit të dytë, vendimi i diskutueshëm u tërhoq.

Projektligji origjinal tani do të ndryshohet ose refuzohet tërësisht.

Nga ana tjetër, policia pretendonte robotët do të përdoreshin vetëm në rrethana ekstreme. Ata do të mund të pajiseshin me lëndë shpërthyese për të “thyer strukturat e fortifikuara që strehojnë subjekte të dhunshme, të armatosur ose të rrezikshëm”.

Gjithashtu, robotët do të përdoreshin për “paaftësimin e të dyshuarve të dhunshëm, të armatosur dhe të rrezikshëm që paraqesin rrezik për jetën”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Kalo në kategori