Samsung shpërblen klientët: 5 vjet garanci për frigoriferët dhe makinat larëse!

Samsung Electronics është plotësisht i përkushtuar kundrejt plotësimit të nevojave konsumatore, por edhe ndaj kujdesit për klientin. Që ju të mos shqetësoheni, ju prezantojmë me garancinë 5 vjeçare për frigoriferët, makinat larëse dhe pajisje të tjera Samsung.Jeni duke përgatitur një darkë të rëndësishme dhe prisni miq të mirë, por koha nuk është në anën tuaj. Imagjinoni funksionimin e përsosur të pajisjeve të kuzhinës që nuk do t'a tradhtojnë kurrë besimin tuaj në momente kritike – me pajisjet e Samsung, kjo është realitet. Arredimi i brendshëm i shtëpisë është një investim afatgjatë, por edhe aktivitet që shumë njerëz e shohin me entuziazëm, si një mundësi për të shprehur personalitetin dhe kreativitetin e tyre. Ky proces është me rëndësi për të sjellë funksionalitet të maksimizuar me stil në ambjentet tuaja. Sidomos kur bëhet fjalë për elektroshtëpiaket, konsumatorët gjithnjë e më shumë po orientohen drejt zgjedhjeve që kombinojnë jo vetëm cilësi optimale por edhe dizajn elegant. Për të arritur balancën perfekte midis funksionalitetit, dekorit dhe komoditetit, është e rëndësishme t'i zgjidhni me kujdes pajisjet dhe detajet e arredimit të shtëpise tuaj. Për pjesën tjetër, kujdeset Samsung.

15 shkurt 2020 deri më 30 qershor 2020, ku blerjet e frigoriferëve, makinave larëse dhe pianurave të përzgjedhura shoqërohen me një garanci pesëvjeçare. Në mënyrë që të përfitoni nga promocioni për elektroshtëpiaket Samsung, duhet të regjistroni pajisjet në faqen e internetit https://www.samsung.com/al/microsite/5-vjet-garanci-per-pajisjet-samsung/ brenda 30 ditëve nga blerja.Frigoriferët Samsung inkorporojnë risi që janë krijuar për ta bërë jetën tuaj më të lehtë. Frigoriferi me teknolpogjinë SpaceMax™ ofron një hapësirë të madhe magazinimi 609 L. SpaceMax Technology™ krijon një kapacitet shtesë të brendshëm pa rritur dimensionet e jashtme, kështu që nuk do t'ju duhet të shqetësoheni më. Ushqimi mbetet i i freskët deri në dy herë më të gjatë. Ndërsa Twin Cooling Plus™ optimizon temperaturën dhe lagështinë në frigorifer dhe ngrirës me sisteme të pavarura ftohjeje dhe parandalojnë transferimin e aromës dhe aromës. Frigoriferi në fjalë është projektuar me stil, dyer të sheshta dispenser minimalist dhe doreza të fshehura, për një pamje të hijshme që do t'i shtojnë një prekje elegante kuzhinës tuaj.

















































