LAJMI I FUNDIT:

​Sami Hamiti e Sami Kurteshi përplasen verbalisht në konferencën e KQZ-së

​Sami Hamiti e Sami Kurteshi përplasen verbalisht në konferencën e KQZ-së

Anëtarët e KQZ-së nga radhët e LDK-së dhe Vetëvendosjes janë përplasur verbalisht në konferencën për media në lidhje me zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Podujevës.

Shkas për këtë ishte procesi i votimit në zgjedhjet e sotme për të parin e kësaj komune në të cilën garë e ngushtë pritet të zhvillohet ndërmjet kandidatit të LDK-së Nexhmi Rudari dhe atij të Vetëvendosjes Shpejtim Bulliqi.

Sami Kurteshi, anëtari i KQZ-së nga radhët e VV-së është ankuar për parregullsi në procesin e votimit, ku nuk janë lejuar votuesit të votojnë për shkak se të skadimit të letërnjoftimeve.


“Çështja ka të bëjë për njoftimet e vlefshme. Ka ankesa se votuesit nuk janë lejuar të votojnë për shkak se nuk kanë letërnjoftime të vlefshme, për shkak të vendimit të MPB-së se të gjithë personat në Republikën e Kosovës që nuk kanë letërnjoftime të vlefshme prej datës 1 janar 2020 të mund të votojnë me letërnjoftime të skaduar nga 1 janar 2020. Ne si KQZ i njoftuam që t’i lënë njerëzit që të votojnë, të gjithë votuesit e Republikës së Kosovës të cilëve iu ka skaduar afati më 1 janar 2020”, ka thënë Kurteshi.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se nuk është faji i KQZ-së dhe se kjo çështje është diskutuar edhe më herët. Ajo ka thënë se qytetarëve që iu ka skaduar afati i letërnjoftimit, kanë edhe dokumente tjera me të cilat ata mund të votojnë.

Zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut
Lexo po ashtu Zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

“KQZ nuk ka marrë vendim, sepse kjo çështje është diskutuar dhe të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut të cilëve iu ka skaduar letërnjoftimet, kanë edhe dokumente tjera. Këtë çështje e kemi diskutuar edhe më herët dhe nuk kemi marrë vendim. Vendimet e KQZ-së nuk merren në ditën e zgjedhjeve lidhur me dokumentet. Vendimet merren para ditës së zgjedhjeve ku ka mundësi të njoftohen dhe nuk mund të krijohen situata konfliktuoze. Kështu që ne nuk jemi në mbledhje, jemi në konferencë të rregullt për medie dhe vendimet merren në mbledhje të KQZ-së… Konferenca përfundon dhe ne vazhdojmë nëse kemi pika të rendit të ditës dhe nëse se e thërrasim mbledhje”, ka thënë Daka.

E pas kësaj, anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Sami Hamiti dhe ai nga radhët e Vetëvendosjes Sami Kurteshi kanë pasur një përplasje verbale lidhur me pjesëmarrjen e Institutit ‘Gani Bobi’ për exit-pol.

“Jo janë duke mbajtur konferenca për shtyp. Edhe për veturat e Ministrisë së Administratës Publike i keni marrë shënimet dhe e keni keqpërdorë ju Vetëvendosja”, ka thënë Hamiti. Kurteshi: “Edhe për atë ju njoftojmë”. Hamiti: “Nuk keni çka me na njoftuar, po i keni marrë. Edhe exit-pol, po e keqpërdorni institutin “Gani Bobi” ju jeni përgjegjës, ju po e keqpërdorni institutin Gani Bobi. Po e keqpërdorni vendimin e KQZ-së për vetura”. Kurteshi: “Veturat që janë pa kanë qenë vetura për të cilat KQZ nuk i ka njoftuar anëtarët…”. Hamiti: “Anëtari i juaj e ka marrë numrin e veturave, pas kësaj keni vazhduar”. Kurteshi: Ne i kemi informatat dhe do t’i hapim. Rrenat janë të juaja. Unë si anëtar i KQZ-së nuk kam qenë i informuar as për tabelat, as për veturat, në momentin kur është marrë vesh, ne i kemi hap”. Hamiti: S’e keni hap, po pasi i keni marrë shënimet e keni marrë konfirmimin”. Kurteshi: “Informatat do t’i hapim ne”. Hamiti: “Mos keqpërdorni, po rreni për institutin Gani Bobi”. Kurteshi: “Jo, rrenat janë të juaja dhe mos krijoni incidente kur i informojmë mediat. Mediat duhet të informohen për gjithçka, ne duhet të jemi transparent dhe kjo është transparenca”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori