Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, ka shënuar sukses të konsiderueshëm në festivalin “Kënga Magjike”.

Ajo u paraqit në këtë festival me baladën “Humbur”, që u pëlqye tej mase nga publiku.


samanta 1

Ajo rrëmbeu çmimin “Best Balade” për baladën më të mirë dhe Samanta u shpreh mjaft e kënaqur.

“Balada më e mirë #humbur. Dedikuar të gjithë juve”, ka potencuar Samanta në rrjetin social Instagram.

samanta 1 1

Bukuroshja megjithatë nuk ja doli ta fitonte çmimin e madh të krejt festivalit.

Aty triumfoi Anxhela Peristeri e cila ishte më e preferuara e kolegëve të cilët votuan për projektin e kësaj të fundit.

Samanta pati një nga paraqitjet më të mira në Këngën Magjike. /Telegrafi/