Samanta Karavella befason fansat me ndryshimin e bërë në pamje

Ndryshimet nga artistet shqiptare janë të njëpasnjëshme dhe këtë herë diçka e tillë vjen nga Samanta Karavella.
Këngëtarja, e cila ndiqet nga mbi 500 mijë fansa në Instagram, ka prezantuar së fundmi ‘look’-un e ri.
Përmes disa imazheve që ka publikuar në rrjete sociale, ajo tregon se është bërë bionde.
“Bionde”, ka qenë përshkrimi i njërës prej imazheve.

Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta në pjesën për komente, duke u komplimentuar në masë të madhe për transformimin.
Krahas përkujdesjes për pamjen e jashtme, Samanta ka kohë që është tërhequr nga muzika.
Të fundit projekt “NKN” e lansoi në korrik të vitit që lamë pas në bashkëpunim me reperin Skerdi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/04/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































