LAJMI I FUNDIT:

Salvador Illa betohet si presidenti i ri i Katalonjës duke i dhënë fund qeverisë separatiste prej dekadash

Salvador Illa betohet si presidenti i ri i Katalonjës duke i dhënë fund qeverisë separatiste prej dekadash

Politikani socialist spanjoll, Salvador Illa, është betuar si president i Katalonjës – një emërim që i dha fund mbi një dekade sundimit separatist në rajon.

Bëhet e ditur se emërimi i Illas do të thotë se socialistët do të kthehen në pushtet pas 14 vjetësh qeverish nacionaliste dhe pro-pavarësisë.

Më parë këtë javë, Illa siguroi mbështetjen e partive të majta PSC, ERC dhe Comuns në investimin parlamentar të Katalonjës, duke garantuar udhëheqjen, shkruan euronews.


Siç raportohet, politikanët dhe anëtarët e publikut morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të mbajtur në Salo de Santi Jordi, sallën kryesore të Palau de la Generalitat në Barcelonë.

Illa në një fjalim të shkurtër tha se ai do të përdorë presidencën për të bashkuar katalanasit përballë përparimit të “qasjeve përçarëse, demagogjike dhe populiste” që vënë në rrezik bashkëjetesën dhe “unitetin civil”.

Kjo vjen disa ditë pasi ish-presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, u kthye në Spanjë nga mërgimi i vetë-imponuar në një përpjekje për të protestuar kundër votimit të pritshëm të lidershipit.

Puigdemont udhëhoqi referendumin e dështuar separatist të vitit 2017 që kërkonte pavarësinë e Katalonjës dhe që atëherë ka qenë në arrati nga autoritetet spanjolle.

Në një kthesë tronditëse të ngjarjeve, politikani i arratisur këtë javë deklaroi në rrjete sociale se do të kthehej në shtetin e tij të lindjes për të protestuar ndaj ndryshimit të afërt të lidershipit.

Por, pas një fjalimi të mbajtur në Barcelonë për mijëra mbështetës spanjollë, ku morën pjesë gazetarë dhe oficerë policie, Puigdemont iu arratis edhe një herë autoriteteve spanjolle.

Ai zbuloi se pas “disa ditësh të vështira” dhe “mijëra kilometrash” ishte kthyer sërish për të jetuar në mërgim në Waterloo, Belgjikë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori