Përbërësit:

- Dy banane


- Një portokall i madh

- Një kivi

- Një hurmë

- Dy molla të ëmbla

- Një gotë jogurt

- Një lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Lani dhe terni të gjitha frutat, pastaj  i qëroni dhe i preni në formë të kubeve me madhësi të njëjtë.

Para se t’i shtoni mollët, stërpikni ato me lëng limoni.

Frutat i vendosni me një tas dhe i përzieni për të krijuar një shumëllojshmëri të ngjyrave, dhe pastaj e shtoni jogurtin. /Telegrafi/