LAJMI I FUNDIT:

Salihi: Prindërit duhet të heqin fëmijët nga teknologjitë dhe tu mësojnë skijimin

Salihi: Prindërit duhet të heqin fëmijët nga teknologjitë dhe tu mësojnë skijimin

Sezona e skijimit në Maqedoni ka filluar dhe Kodra e Diellit duket më bukur me turistë dhe njerëz që janë të dashuruar me sportet dimërore. Telegrafi Maqedoni ka folur me Plarent Salihin nga Tetova për të mësuar më shumë për interesimin e të rinjëve për të skijuar.

1. Skijimi filloi, si mendon se do të jetë kjo sezonë?
Ne si adhurues të sportit të skijimit mendojmë dhe shpresojmë që ky sezon të jetë më mirë i organizuar se sezoni që lamë pas, pasi siç edhe e dimë sezoni i kaluar u mbyll si i dështuar pasi kushtet klimatike nuk mundësuan lëshimin e ski-lifteve dhe nuk mundëm të kemi një sezonë të suksesshme për nxënësit. Shpresojmë që ky sezon (edhe pse në kushte pandemie) të jetë më i mirë se ai që lamë pas.


2. Ju merreni edhe me trajnimin e të rinjëve për skijim. Sa ka interesim?
Po, unë jam Magjistër i Arsimit fizik dhe shëndetësor, dhe merrem me trajnimin e të rinjve për skijim (fillestar dhe përparimtarë), tanimë ka 4 vite që trajnimet i realizoj me sukses dhe nga viti në vit shoh rritje të numrit të të interesuarve dhe normalisht edhe sporti i skijimit shkon duke u ngritur në nivel më të lartë pasi realizohet nga njerëz kompetent dhe të liçensuar.

3. Si zhvillohet trajnimi për skijim?
Trajnimi realizohet në dy grupe fillestar dhe të avancuar, në afat kohor prej 10 ditëve në qendrën e skijimit ne Kodren e Diellit – Tetovë, çdo ditë antarët e shkollës së skijimit merren me minibus nga Tetova në mengjes dhe nisemi për në Kodren e Diellit, realizojmë trajnime në afat kohor prej 5 orëve (me disa pushime) dhe pas përfundimit të kursit ditor kthehemi në Tetovë në të njejtin vend prej ku jemi nisur.

4. Sa ka interesim për trajnim për skijim?
Interesimi është i lartë dhe nga viti në vit shtohet edhe më tepër dhe shkak për këte mendoj se është edhe digjitalizimi që u pamundëson femijëve të merren me aktivitete sportive, dhe si rezultat i kësaj dukurie prindërit e tyre janë të interesuar që fëmijët e tyre të kalojnë më tepër kohë në natyrë, pasi shumicën e kohës e kalojnë pranë laptove dhe smartphonave të tyre.

5. Cilat janë teknikat për t’i bindur të rinjtë të trajnohen për skijim?
Për ne si shkollë skijimi primare është shendeti i fëmijëve, me vet faktin se fëmija qëndron në ajër të pastër dhe merret me aktivitet sportiv, mendoj se kjo duhet të motivojë secilin për të qenë pjesë e grupit tonë. Secili njeri primare e ka shëndetin,ndërsa sa i perket teknikave të skijimit janë gjera që mund ti mësosh, realizosh dhe ti përvetsosh por shëndeti është një dhe i vetem, pa gëzuar shëndet të mirë nuk mund të realizohet as edhe një teknik. Prandaj i kisha sugjeruar të gjithë ata të cilët do të lexojnë këtë intervistë, sportin ta vendosin te rafti i gjërave primare në jetë, e veçanarisht sportin e skijimit. Ju faleminderit për kohën tuaj dhe shifemi në Kodren e Diellit.

Kontakt numri për regjistrim: +38970921932; Shkolla e skijimit “Atomic”

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori