(Lajm i plotësuar) – Pas 3 orësh mosbindje civile opozita përmbylli në orën 20:00 protestën e radhës e cila nisi në orën 17:00 duke bllokuar 5 pikat kryesore të kryeqytetit.
Këtë herë protestës i printe për herë të parë Sali Berisha, pas lirimit nga arresti shtëpiak. Ai marshoi drejt shesheve të protestës duke nisur nga Rruga e Elbasanit ku ishte ndalesa e tij e parë, për të vijuar te bashkia e Tiranës, te Zogu i Zi, Pallati me Shigjeta dhe për ta përmbyllur te sheshi Willson.
Në të gjitha ndalesat kreu demokrat pati nga një prononcim për mediat, ku fokusi ishte te qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira.
“Çdo formë e mosbindjes civile është e mundshme. Ne tërhiqemi vetëm kur të votohet qeveria teknike dhe zgjedhje të lira”, tha Berisha nga Rruga e Elbasanit.
Nuk munguan akuzat ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, kryebashkiakut Veliaj, por edhe funksionarëve të tjerë të policisë.
“Nuk ka pasur kurrë kjo bashki një kufomë të pakallur siç ka tani Erion Veliajn. I dhatë hajdutit atë që meritonte, e diskredituat, e bëtë të ikë si mi, nga një krah në një krah tjetër dhe s’di se ku është”, u shpreh Berisha nga Bashkia e Tiranës, transmeton A2 CNN.
Nuk munguan as incidentet dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit, të cilët shoqëruan disa qytetarë në polici. Te sheshi Wilson, Zogu i Zi dhe Bashkia e Tiranës protestuesit u shpërndanë më herët pas ndërhyrjeve të vazhdueshme nga ana e policisë.
Ndërsa te Pallati me Shigjeta dhe Rruga e Elbasanit qarkullimi u mbajt i bllokuar deri në orën 20.00. Ra në sy përplasja e nënkryetarit të PD, Agron Gjekmarkaj me Policinë te Pallati me Shigjeta i cili për pasojë humbi ndjenjat dhe u dërgua te Spitali i Traumës për kujdes mjekësor.
Berisha dhe Noka akuzuan Policinë se ushtroi dhunë ndaj nënkryetarit të Kuvendit, duke e cilësuar këtë një akt të paprecedentë dhune që do të mbajnë përgjegjësi urdhëruesit dhe zbatuesit e saj.
“I dhunuar në mënyrë barbare nga policia ai (Gjekmarkaj) po shkon drejt spitalit për kujdes shëndetësor. Ky është një akt i paprecedentë nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhunohet shkelmohet dhe është në gjendje jo të mirë në spital. Do ta paguajnë, është radha jonë po vjen koha jonë. Ne po regjistrojmë çdo gjë çdo emër çdo njeri që e regjistron”, tha Noka.
Ndërsa Policia e Tiranës hhodhi poshtë akuzat e Sali Berishës dhe Flamur Nokës se nënkryetari i Parlamentit Agron Gjekmarkaj është goditur prej disa efektivëve gjatë protestës së të hënës.
Vetë Agron Gjekmarkaj nga spitali reagoi duke akuzuar policinë se ushtroi dhunë.
“Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tregoi vetë Gjekmarkaj, teksa kreu demokrat e vizitoi në spital.
Demokratët denoncuan gjithashtu edhe dhunë të ushtruar ndaj kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi.
Kjo është mosbindja civile e pestë e opozitës, e cila zgjati 3 orë ndërsa u zhvillua në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijuan me intensitet përgjatë gjithë ditës.
Hapet rruga te Bashkia e Tiranës
Rruga te Bashkia e Tiranës është hapur plotësisht.
Pjesa më e madhe e protestuesve aty u larguan së bashku me Sali Berishën, kur ky i fundit u nis drejt Zogut të Zi.
Kjo do të thotë që qarkullimi është hapur për makinat në këtë zonë.
Përplasje mes protestuesve dhe policisë te sheshi Wilson
Ka përplasje mes forcave policore dhe protestuesve tek Sheshi Wilson në kryeqytet.
Tensionet janë të pranishme edhe me disa përfaqësues të opozitës.
Po tentohet “çarja” e kordonit policor.
Nga njëra anë Policia kërkon zhbllokim të akseve rrugore për të lejuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa protestuesit e cilësojnë këtë tubim një të drejtë ligjore.
Protestuesit po godasin me shkelma në drejtim të pajisjeve mbrojtëse të efektivëve të Policisë. Këta të fundit po mundohen t’i zhvendosin qytetarët nga pjesa e rrethrrotullimit.
Berisha nga Bashkia e Tiranës: Kujtuan se shiu do të na pengojë
Siç e njoftuam edhe më poshtë, Berisha i është bashkuar protestuesve te Bashkia e Tiranës. Ai i vlerësoi ata për qëndresën kundër Erion Veliajt.
“Erdhët në çdo kohë, në 43 gradë të nxehti dhe në të ftohtë në shi, por i dhatë hajdutit atë që meritonte. E diskretituat, e bëtë atë që të ikë si mi nga një krah në krah tjetër dhe s’di nga është. Kjo protestë e juaja, kjo mosbindje civile e juaja para Bashkisë së Tiranës do të rezonojë në vite si beteja më e fuqishme kundër vjedhjes së qytetarëve. Ju e keni përmbushur misionin tuaj por, prapë do vini gjersa ta nxjerrim prej leckash dhe ta varim në shtyllën e turpit të kombit shqiptar. Aty do e varim sepse e meriton”, tha Berisha.
Ai theksoi se Tirana është sot në duart e qytetarëve.
“Po vij nga një bllokim tjetër, Tirana në duart e qytetarëve nuk ka qenë kurrë si sot. Këmbë pushtetari nuk shikohet, janë zhdukur si minjtë. Kryeqyteti i tërë është në duart e qytetarëve. Besuan se shiu, moti do na pengonte, ja ku jemi më shumë se kurrë nga e gjithë Shqipëria”, tha Berisha i cili shtoi se PD kërkon qeveri teknike.
Bardhi përplaset me punonjësit e policisë: Kemi të drejtën tonë për tubime
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me punonjësit e policisë duke iu kërkuar atyre që të lejojnë qytetarët dhe mbështetësit e PD-së që të protestojnë lirisht.
Në një komunikim me punonjësit e policisë, pak pasi protesta e opozitës e thirrur pasditen e sotme në formën e mosbindjes civile duke bllokuar rrugët dhe akset kryesore në vend, Bardhi iu drejtohet uniformave blu që të mos bëhen pengesë për protestuesit e opozitës.
“Po na pengoni në të drejtën tonë, zbatoni ligjin dhe devijoni trafikun, mos na pengoni në të drejtën tonë për tubim. Jeni duke penguar të drejtën tonë për të tubuar. Na lejoni të ushtrojmë të drejtën tonë për tubim. Punonjës të policisë që nuk dinë konceptin e lirisë së tubimit, ta mësojnë! Nuk merret leje në polici, e ka thënë Gjykata Kushtetuese, bëhet vetëm njoftim. Njoftimi është bërë. Policia të devijojë trafikun”, është shprehur Bardhi.
Berisha i prin protestës së opozitës në Shqipëri
Që prej orës 17:00 ka nisur protesta e opozitës në Shqipëri. Partia Demokratike e Shqipërisë ka dorëzuar një kërkesë në polici për zhvillimin e tubimeve në disa akse kryesore të Tiranës më 23 dhjetor 2024, nga ora 17:00 deri në orën 20:00.
Ndërkohë është folur shumë lidhur me pjesëmarrjen në protestë të kryetarit të PD, Sali Berisha.
Ai më herët deklaroi se do të ishte gjithandej në këtë protestë, ndërsa iu bashkua protestuesve në rrugën e Elbasanit.
Ai u prite me thirrje e brohorima nga militantët e PD-së.
“Çdo formë e mosbindjes civile është e mundshme. Ne tërhiqemi vetëm kur të votohet qeveria teknike dhe zgjedhje të lira”. Kështu u shpreh Sali Berisha në protestën e pestë të mosbindjes civile të opozitës, sipas të cilit asgjë nuk do t’i pengojë demokratët për të arritur objektivat e tyre. Për kreun demokrat ky dimër do të jetë i vështirë si për Ramën dhe për Vuçiçin në Beograd.
“Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është dita e demokratëve. Jemi në detyrë, në protestë, në revoltë në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Ky dimër premton të jetë i vështirë si për argatin e Tiranës dhe padronin e Beogradit. Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin. I përshëndes nga zemra ata qytetare e demokratë që kanë marrë Tiranën në duart e tyre. Përshwndes mbarë qytetarët e Tiranës dhe i siguroj se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës e Shqipërisë dhe nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona; qeveri teknike zgjedhje të lira. Nëse Rama nuk e pranon rrëzohet Mosbindja civile është kodi i përmbysjes së diktatorëve”.
Ai u shpreh i kënaqur me arritjet e deritanishme nga aktet e mosbindjes civile dhe tha se prej tyre qeveritarët po shndërrohen në kufoma politike.
“Deri tani janë 15- 20 forma të ndryshme në parlament e kudo. E rëndësishme është që projekti i mosbindjes civile të realizojë qëllimet e veta. Jam shumë i kënaqur nuk e shikoni si po përfundojnë? Si kufoma politike njëri pas tjetrit. Imagjinoni ju çdo ishte sot Veliaj po të mos kishte qenë mosbindja civile te bashkia, si është sot ai? I pakallur. Ne kemi sakrifikuar, kemi bërë beteja por betejat tona janë shpërblyer se zëri ynë u dëgjua në gjithë botën. Mediat e stamposën Ramën si neodikator”.
I pyetur se komisioni rrëzoi kërkesën e opozitës për portin e Durrësit. Berisha tha se kreu i asaj afere është Rama, por opozita nuk do të tërhiqet.
“Se Rama është kreu i asaj afere të tmerrshme, më e madhja në historinë e Shqipërisë dhe ndër më të mëdhatë në historitë e botës. Porti i Durrësit është pasuria nr.1 e shqiptarëve. Po përvetësohet nga Rama duke përdorur si mburojë Al Alabarin, por në të vërtetë është përvetësim i tij dhe klaneve të drogës. Ne nuk e falim kurrë Portin e Durrësit. Nuk tërhiqemi. Çdo formë e mosbindjes civile është e mundshme. Ne tërhiqemi vetëm kur të votohet qeveria teknike dhe zgjedhje të lira. Rama është i humbur, i përfunduar. Ju e patë si kishte rënë në mënyrë dramatike audienca e tij në Tik Tok e Instagram që nuk i kontrollon dot. Rama e ka kuptuar këtë dhe është i pashpresë. Përpiqet, por tani është radha jonë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite