Menemeni është ushqim tradicional turk nga domatet dhe specat

Shpesh hahet për kafjall, mirëpo nëse dëshironi ta shmangni mishin, mund të hahet edhe si drekë, transmeton Telegrafi.


Përbërësit: - 4 vezë; - një copë rrënje xhenxhefili; - 4 thelpinj hudhre; - 1 qepë; - 2 domate të mëdha; - ½ e filxhanit salcë domatesh; - ½ speci djegës; - ½ speci; - 2 lugë të vogla spec të bluar; - ½ luge e vogël rigon; - kripë; - piper; - vaj ulliri; - qepujka

61718475 menemen

Përgatitja:

1. Zieni domaten dhe qërojeni.

2. Nxehni vajin në tigan, shtoni hudhrën e grirë dhe xhenxhefilin dhe fërgoni derisa të zbuten, pastaj qitni edhe qepën e grirë. Pas pak, qitni edhe specat.

3. Shtoni domatet të cilat më parë i keni grirë dhe lini dy minuta pastaj qitni edhe purenë e domateve dhe erëzat e tjera, pos qepujkave.

4. Kur domatja të zihet, thyeni një vezë në tigan dhe vetëm pas dhjetë sekondash përzieni lehtë në tretje.

5. Shërbeni me qepujka. /Telegrafi/