Mohamed Salah rrezikon që t’i humbas dy ndeshjet e rëndësishme të Liverpoolit me Arsenalin dhe Manchester Cityn, shkaku i mashtrimit të zyrtarit të ndeshjes në përballje me Newcastlen.

Mohamed Salah u rrëzua në zonë ku fitoi penallti në minutën e 47-të, kur Paul Dummett e preku krahun e majtë të yllit të Liverpoolit.


Ishte vet Salah që shënoi penalltinë, në fitoren 4-0, duke i dhënë Liverpoolit qetësinë në krye të renditjes me gjashtë pikë më shumë se sa Tottenham.

NINTCHDBPICT000458342304

Por një panel i FA (federatës angleze) do të takohet të enjten për të vendosur nëse gjyqtari Graham Scott është 'mashtruar' kur ai dha penallti.

Ka qenë trajneri i Newcastle, Rafa Benitez që është ankuar fillimisht.

NINTCHDBPICT000458319589

“Një ndëshkim i butë ndryshoi gjithçka dhe tani unë duhet të shpjegoj se pse kemi pranuar katër gola".

Peneli i cili mblidhet ka në përbërje një ish-gjyqtar, një ish-trajner dhe një ish-futbollist.

NINTCHDBPICT000458338878

Ata duhet të zbulojnë nëse ka "prova të qarta dhe të shumta se lojtari me qëllim mashtroi zyrtarët e ndeshjes".

NINTCHDBPICT000458325425

Nëse po, atëherë Salah mund të dënohet me dy ndeshje moslojë. /Telegrafi/

https://twitter.com/RoryPL/status/1077975548905877504

telegrafi sport app