LAJMI I FUNDIT:

Salah ka vendosur për klubin e tij të radhës pasi ‘konfirmoi’ largimin nga Liverpooli

Salah ka vendosur për klubin e tij të radhës pasi ‘konfirmoi’ largimin nga Liverpooli

Mohamed Salah raportohet se ka vendosur ku dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm pasi dha një deklaratë ku sqaroi situatën e tij të kontratës tek Liverpooli.

Salah i cili është i katërti në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Liverpoolit, do të mbetet pa kontratë në verë dhe situate e tij është bërë një temë diskutimi gjatë kohëve të fundit.

Reprezentuesi egjiptian megjithatë nuk i ka lejuar këto thashetheme për të ardhmen e tij që të kenë ndonjë ndikim në paraqitjet e tij në fushë.


Ai ka shënuar 20 gola deri më tani për Liverpoolin me klubin anglez që po udhëheq tabelën si në Ligën Premier ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Një raportim i ri nga Foot Mercato bën me dije se Paris Saint-Germain po e ndjek nga afër situatën e Salah dhe se përfaqësuesit e lojtarit kanë qenë në diskutime të vazhdueshme me gjigantin frnacez.

Është gjithashtu e ditur se edhe klubet arabe kanë shprehur interesim për Salah, por deri më tani asnjëra nga to nuk ka ndërmarrë hapa konkret për ta sjellë atë në Lindjen e Mesme.

Mo Salah konfirmon përfundimisht të ardhmen e tij tek Liverpooli
Lexo po ashtu Mo Salah konfirmon përfundimisht të ardhmen e tij tek Liverpooli

Në fakt, raportimi shton se prioriteti i Salah është që të rinovojë me Liverpoolin dhe ta vazhdojë aventurën e tij në Ligën Premier.

Sidoqoftë, ai raportohet se ka qenë i shqetësuar nga mungesa e një vendimi nga ana e klubit dhe se vendimi i tij për të folur në media për kontratën është një përpjekje për t’i bërë presion atyre./Telegrafi/