Liverpooli humbi në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit me rezultat  3-1.

Ndoshta ky rezultat edhe nuk do të ishte kështu sikur Mohamed Salah mos të lëshonte fushën në minutën e 31-të për shkak të lëndimit.


Egjiptiani gjatë një dueli me Sergio Ramosin lëndoi krahun dhe për të ishte e pamundur vazhdimi i lojës.

Mohamed Salah Ramos Momenti i lëndimit (Foto: Getty Images)

Menjëherë pas kësaj u hapën shumë aludime se ai nuk do të jetë në Kampionatin Botëror në Rusi me Përfaqësuesen e Egjiptit, por lojtari është i bindur se deri atëherë do të rikuperohet.

"Ishte një natë e vështirë, por unë jam luftëtar", e nisi Salah statusin e tij.

"Pavarësisht shanseve, jam i bindur se unë do jem në Rusi dhe do t'ju bëjë krenar".

"Dashuria dhe përkrahja juaj do të më jap mua forcën që më duhet", ka përfunduar egjiptiani. /Telegrafi/

telegrafi sport app