LAJMI I FUNDIT:

“Salah duhet të fajësohet, por ai përhap frikë mes frikacakëve në kampin e Egjiptit” – Mido kritikon yllin e Liverpoolit që u infektua me COVID-19 në dasmën e vëllait

“Salah duhet të fajësohet, por ai përhap frikë mes frikacakëve në kampin e Egjiptit” – Mido kritikon yllin e Liverpoolit që u infektua me COVID-19 në dasmën e vëllait

Mido e ka kritikuar Mohamed Salahun për pakujdesinë me infektim me coronavirus në dasmën e vëllait të tij, duke e lënë në pozitë të vështirë kombëtaren e Egjiptit.

28-vjeçari po mungon në ndeshje të rëndësishme të kombëtares së tij që po luan në Kupën e Afrikës, shkaku i infektimit me COVID-19.

Mido është acaruar nga ajo situatë e krijuar dhe për më shumë ka thënë se te kombëtarja e Egjiptit ka frikacakë që nuk guxojnë të kundërshtojnë Salahun për gabimin e bërë.


Yll brenda fushe, ashtu edhe jashtë saj – Mohamed Salah tregon talentin e tij edhe në vallëzim gjatë martesës së vëllait të tij
Lexo po ashtu Yll brenda fushe, ashtu edhe jashtë saj – Mohamed Salah tregon talentin e tij edhe në vallëzim gjatë martesës së vëllait të tij

“E di se mund të jem pjesë e sulmeve për fjalët që do t’i them, por që duhet të mësohen të gjithë”, ka thënë ish-anëtari i Ajaxit dhe Tottenhamit për Al Nahar TV.

“Mohamed Salah ka bërë një gabim të madh duke marrë pjesë në martesën e vëllait të tij, pak ditë para se Egjipti të zhvillonte ndeshjet, kjo është neglizhencë dhe u infektua me coronavirus”.

Pjesëmarrje në dasma dhe festa – mësohet se ku u infektua Mohamed Salah me COVID-19
Lexo po ashtu Pjesëmarrje në dasma dhe festa – mësohet se ku u infektua Mohamed Salah me COVID-19

“Neglizhenca e Salahut bëri që Egjipti të humbë një lojtar të rëndësishëm dhe ai po ashtu ka rrezikuar shëndetin e bashkëlojtarëve”.

“Ai nuk do duhej të merrte pjesë në dasmën e vëllait të tij, aty ku ishin rreth 800 persona, duke u përqafuar me të në dasmë”, ka shtuar më tej Mido. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori