Salah befason një çift të sapomartuar - futbollisti iu bashkohet në fotosesionin e dasmës

Kombëtarja egjiptiane është e vendosur në hotelin Borg El Arab në Aleksandri, ku po përgatitet për ndeshjet kundër Nigerisë dhe Liberisë.
Por, lojtari i tyre më i mirë Mohamed Salah u gjend në qendër të vëmendjes pasi i bëri të sapomartuarve një surprizë të paharrueshme.
Në hotelin ku po qëndrojnë futbollistët, të sapomartuarit kanë bërë festë pas dasmës, dhe ata gjithashtu kanë bërë një set fotografik që është ndërprerë për momentin nga sulmuesi i njohur i Liverpoolit.

Për habinë e tyre, Salah vrapoi në hotel me fanellën e kombëtares dhe papritur 'hyri' në kornizën e aparatit teksa të sapomartuarit po bënin foto, të cilat i lanë për një moment pa fjalë të gjithë të pranishmit.

Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































