Financial Times (FT) i ka shpallur “Persona të Vitit” themeluesit e kompanisë farmaceutike BioNTech, dr. Uğur Şahin dhe bashkëshorten e tij dr. Özlem Türeci.
“Çifti ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm shkencor dhe komercial duke zhvilluar vaksinën kundër COVID-19 në më pak se një vit”, raportoi Financial Times.
Me zhvillimin e kandidatit të parë për vaksinën efektive kundër coronavirusit, dy shkencëtarë turko-gjermanë që arritën këtë sukses të madh tërhoqën vëmendjen e të gjithë botës.
Fakti që ata ishin në gjendje të krijonin një vaksinë të sigurt dhe efektive në më pak se një vit tregoi suksesin e çiftit.
“Si krijues të vaksinës së parë të miratuar nga dy organet rregullatore më të besuara në botë, çmimi i FT-së iu dha dr. Şahin dhe dr. Türeci. Ata janë simbol i historisë së suksesit shkencor dhe komercial”, raportoi Financial Times.
Şahin dhe Türeci janë fëmijë emigrantë nga Turqia që migruan në Gjermani në vitin 1960, transmeton Anadolu Agency.
Şahin, i cili lindi në Iskenderun, Turqi në 1965, mbërriti në Gjermani si 4-vjeçar, ku babai i tij punonte në një fabrikë makinash.
Ai studioi mjekësinë në Universitetin e Këlnit dhe punoi në Qendrën Mjekësore të Universitetit Saarland për disa vjet.
Türeci është vajza e një mjeku turk i cili emigroi në Gjermani nga Stambolli.
Ajo studioi mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Saarland dhe bëri hapat pionierë në fushën e imunoterapisë së kancerit në Gjermani.
Çifti themeloi BioNTech për të zhvilluar teknologji për imunoterapitë e individualizuara të kancerit.
Menjëherë pas shfaqjes së coronavirusit në Wuhan, Kinë, Şahin dhe Türeci vendosën të përdorin njohuritë e tyre të teknologjisë “messenger RNA” (mRNA) për të rritur imunitetin dhe për të parandaluar infeksionet e COVID-19 si pjesë e një projekti që ata e quajtën “Project Lightspeed”.
Nga mesi i muajit janar, kompania arriti partneritet me gjigantin farmaceutik Pfizer për të zhvilluar një vaksinë të mundshme kundër COVID-19.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolitikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht