Mbrëmë stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë kanë ndezur qirinj për të kujtuar mjekun Mentor Salihi dhe Skofiar Gjini, të cilët ndërruan jetë pas një aksidenti me auto-ambulancë.

Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur më 30 qershor ku u përfshinë një veturë civile dhe një autoambulancë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.


Nga ky aksident ditë më parë ka humbur jetën edhe shoferi i autoambulancës së QMF-së në Gjakovë, Skofiar Gjini dhe më pas edhe mjeku Mentor Salihi.

Ata ishin duke u kthyer me autoambulancë pas dhënies së ndihmës në një aksident tjetër. /Telegrafi/

Pamje: Syri Vision