LAJMI I FUNDIT:

Sadiq Khan zgjidhet kryebashkiak i Londrës për një mandat të dytë

Sadiq Khan zgjidhet kryebashkiak i Londrës për një mandat të dytë

Sadiq Khan është rizgjedhur kryetar i Bashkisë së Londrës, në një garë më të ngushtë se sa pritej.

Khan, i cili u bë myslimani i parë që kryesoi një kryeqytet të madh perëndimor pas fitores së tij në 2016, fitoi 55.2 për qind të votave krahasuar me 44.8 për qind për Shaun Bailey, kandidati nga partia Konservatore në pushtet.

Pjesëmarrja ishte 42 për qind, më e ulët se në zgjedhjet e mëparshme në 2016.


“Jam thellësisht i përulur nga besimi që londinezët më kanë dhënë për të vazhduar drejtimin e qytetit më të madh në tokë”, tha Khan, i cili përqendroi fushatën e tij në krijimin e vendeve të punës në qytetin me nëntë milionë banorë.

Siç thuhet më tej, 50-vjeçari tha se mandati i tij i dytë do të përqendrohej në “ndërtimin e urave midis komuniteteve të ndryshme” dhe midis bashkisë së qytetit dhe qeverisë.

Ai tha se donte “të siguronte që Londra mund të luante rolin e saj në një rimëkëmbje kombëtare” dhe të “ndërtonte një të ardhme më të gjelbër dhe më të barabartë” për kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar.

Ndryshe, Khan njihet edhe si një kritik i zëshëm i Brexit dhe i kryeministrave konservatorë të njëpasnjëshëm, duke përfshirë Boris Johnson, paraardhësi i tij si kryebashkiak – si dhe për një grindje me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Më shumë se 30 vende të gatshme për të dërguar trupa në Ukrainë për të siguruar paqen

Më shumë se 30 vende të gatshme për të dërguar trupa në Ukrainë për të siguruar paqen

Botë

"Na ktheni Statujën e Lirisë", i thotë SHBA-së eurodeputeti francez

Botë
Njihuni me xhaminë e ndërtuar me teknikën

Njihuni me xhaminë e ndërtuar me teknikën "pa gozhdë" në Turqi që qëndron në këmbë prej dy shekujsh

Botë
Japonia vendos raketa me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur Korenë e Veriut dhe Kinën

Japonia vendos raketa me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur Korenë e Veriut dhe Kinën

Azia
Trupat ukrainase përshkruajnë skenat

Trupat ukrainase përshkruajnë skenat "si në një film horror" nga Kursku i Rusisë

Botë
Paqeruajtësit në Ukrainë duhet të jenë të gatshëm të luftojnë kundër Rusisë nëse është e nevojshme, thotë një ish-zyrtare e NATO-s

Paqeruajtësit në Ukrainë duhet të jenë të gatshëm të luftojnë kundër Rusisë nëse është e nevojshme, thotë një ish-zyrtare e NATO-s

Botë
Kalo në kategori