Sadie Sink mahnit me paraqitjen në premierën e Stranger Things

Sadie Sink mahniti të gjithë me paraqitjen e saj gjatë premierës së serialit Stranger Things së fundmi në Los Angeles.
Aktorja 23-vjeçare, që u bë e njohur falë rolit të saj në serial, mahniti të pranishmit me një veshje dycopëshe të personalizuar nga Prada, përzgjedhur nga stilistja e saj e njohur Molly Dickson.
Sink u emërua ambasadore e shtëpisë italiane të modës Prada në vitin 2023 dhe që prej atëherë ka qenë plotësisht e përkushtuar ndaj këtij brandi.

Veshja e saj përbëhej nga një crop-top luksoze prej sateni ngjyrë fildishi, e kombinuar me një fustan të gjatë deri në tokë, në të njëjtën nuancë.
Të dy pjesët ishin zbukuruar me kristale të holla argjendi, që i jepnin një shkëlqim magjik dhe ëndërrimtar, në kontrast me veshjet më të errëta të pjesës tjetër të kastit të madh.

Sink i kishte lënë flokët e saj të gjata ngjyrë gështenjë të lira dhe të ndara në mes, ndërsa grimi i saj përfshinte vetulla të theksuara dhe një nuancë rozë në faqe, që i jepte një pamje natyrale dhe të rafinuar.
Kjo është sezoni i saj i katërt si pjesë e trupës së “Stranger Things”. Ajo iu bashkua serialit në sezonin e dytë si personazhi Max Mayfield, që u publikua në Netflix në tetor të vitit 2017.



























































