Sabrina Carpenter provokon me një fustan të kuq, shfaqet joshëse me shpinë të hapur

Sabrina Carpenter ka ndezur rrjetet sociale me një seri fotografish provokuese dhe plot stil nga udhëtimi i saj europian.
Këngëtarja 26-vjeçare, e njohur për hitet e saj të fundit dhe performancat skenike mbresëlënëse, është shfaqur pa reçipeta, e veshur me një fustan të kuq rubini me shpinë të hapur, ndërsa shijon një gotë verë në një restorant italian, duke reflektuar një atmosferë relaksi dhe elegance.
Në një tjetër imazh provokues, fituesja e çmimit ‘Grammy’ u shfaq me një kostum trupi me motive kafshësh, e shtrirë në një shtrat, pranë librit “The Bell Jar” të Sylvia Plath – një detaj që ngjalli shqetësim te fansat, për shkak të historisë së errët të autores, shkruan DailyMail.
Disa ndjekës komentuan mbi kontrastin mes imazhit të Carpenter dhe përmbajtjes së librit, duke e konsideruar postimin ironik në raport me mesazhet feministe që vetë artistja përpiqet të përcjellë.
Carpenter vazhdoi të shfaqë anën e saj të sofistikuar në një fotografi ku pozon me një kostum elegant gri në stilin e viteve të 50-ave gjatë pjesëmarrjes në sfilatën Dior Homme në Javën e Modës në Paris. Flokët e saj biondë ishin të stiluar drejt, duke e theksuar më tej sharmin e saj klasik.
Në fotografitë pasuese, ajo u shfaq si një muzë moderne me një fustan saten dhe dantellë, si dhe në momente më të çlodhura me një mikeshë në një park, e veshur me veshje të thjeshta verore por plot gjallëri.
E njohur për dashurinë e saj ndaj muzikës së dekadave të kaluara, Carpenter ka zbuluar se është një adhurimtare e grupit ABBA, dhe madje ka emëruar macet e saj sipas anëtarëve të grupit.
Ajo vazhdon të jetë një zë i fuqishëm në skenën pop dhe një ikonë stili që di të kombinojë hijeshinë me provokimin në mënyrën më autentike të mundshme.
Albumi i saj i ri, “Man’s Best Friend”, pritet të publikohet më 29 gusht, dhe fansat janë më të ngazëllyer se kurrë për fazën e re në karrierën e saj. /Telegrafi/
















































