LAJMI I FUNDIT:

Sabiha Shala: Do të investojmë 24 milionë euro për ta ndryshuar Pejën

Sabiha Shala: Do të investojmë 24 milionë euro për ta ndryshuar Pejën

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Sabiha Shala, ka vazhduar fushatën ‘Dorë më dorë’ me banorët e Pejës.

Ajo gjatë ditës së sotme u ka premtuar banorëve të lagjes ‘Xhemajl Kodra’ se do të investojë 24 milionë euro për projekte kapitale, në mënyrë që siç tha ajo për ta bërë Pejën ndryshe nga ajo që është sot.

Postimi i Shalës në Facebook


Po e shoh çdo ditë shpresën për ndryshim të cilën e kemi sjellur tek qytetarët e Pejës. Edhe sot në kuadër të fushatës “Dorë më dorë” ma konfirmuan mbështetjen banorët e lagjes “Xhemajl Kada”.

I premtuam qeverisje të pastër, pa korrupsion e nepotizëm e në shërbim te secilit qytetar, realizim te 36 projekteve kapitale dhe që do i investojmë 24 milionë euro për ta bërë Pejën ndryshe nga ajo që e shohim sot.

Programin tim për qeverisjen e Pejës me të gjitha zotimet e mia do ta kenë në duar secili qytetar i Pejës dhe deri në fund të mandatit mund të kërkojnë llogari nga unë dhe stafi im për këto zotime.

Jam e bindur se do e ndryshojmë bashkërisht Pejën.

#ForcaeNdryshimit94 po vjen