LAJMI I FUNDIT:

“Sabah”: Trupi i gazetarit Khashoggi me acid u shndërua në gjendje të lëngshme dhe u hodh në kanalizim

“Sabah”: Trupi i gazetarit Khashoggi me acid u shndërua në gjendje të lëngshme dhe u hodh në kanalizim

Vrasësit e gazetarit saudit Jamal Khashoggi  i kanë hedhur mbetjet e tij mortore në kanalizimin e ujërave të zeza, pasi paraprakisht e kishin shkatërruar trupin e tij me acid, shkruan gazeta turke “Sabah”.

Gazeta pro-qeveritare turke, pa cituar burime, ka shkruar se testimi i mostrave nga rrjeti i ujërave të zeza nga rezidenca e konsullit saudit në Stamboll kanë mundësuar zbulimin e gjurmëve të acidit.

“Hetuesit vlerësojnë se trupi i një gazetari, i cili kritikoi autoritetet, ishte tretur në acid, dhe kur është kthyer në gjendje të lëngshme është derdhur në kanalizim”, shkruan “Sabah” përcjell Telegrafi.


E fejuara e gazetarit Khashoggi, është tronditur që trupi tij u tret në acid
Lexo po ashtu E fejuara e gazetarit Khashoggi, është tronditur që trupi tij u tret në acid

Edhe pse fillimisht autoritetet saudite mohuan vrasjen e gazetarit në ambientet e konsullatës saudite në Stamboll, më vonë u njoftua se kjo ka ndodhur në një operacion, i cili nuk ishte miratuar nga Riadi zyrtar.

Autoritetet e Arabisë Saudite ende nuk tregojnë ku gjendet trupi i gazetarit të vrarë, pas kësaj rrodhën spekulimet se ai u shkatërrua.

Të dhënat e vetme zyrtare i ka raportuar prokuroria turke, e cila konfirmoi se Kashoggi është vrarë sapo ka hyrë  në konsullatën saudite dhe më pastaj trupi i tij u copëtua. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori