Prokurorja e EULEX-it ia ndryshoi aktakuzën Gani Gecit për vrasjen e vitit 2014 në Skënderaj.
Nga dita e vrasjes së Ruzhdi Shaqirit më 4 gusht 2014 në qendër të Skënderajt e deri më 22 gusht 2014 kur iu dorëzua EULEX-it, Gani Geci konsiderohej i arratisur pasi nuk dëshironte të binte në duar të drejtësisë vendore.
Por kur u përball sot me prokuroren ndërkombëtare, Geci u duk që u zu në befasi.
Prokurorja e EULEX-it, Lili Oprea Stelute, në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ia kumtoi Gecit lajmin se aktakuza ndaj tij ka ndryshuar dhe tani ai akuzohet për vrasje të rëndë.
Geci ka qenë në paraburgim nga 22.08.2014 deri më 21.11.2014, ndërsa nga kjo datë gjendet nën masën e arrestit shtëpiak, masë kjo që kishte ardhur më kërkesën e prokurorës Vahide Badivuku e cila ka qenë e ngarkuar në fillim për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.
Pas pesë muajsh hetime, prokurorja e prokurorisë në Mitrovicë Vahide Badivuku, kishte ngritur aktakuzë dhe Gecin e kishte gjetur fajtorë në dy pika, atë të “Vrasjës në tronditje të fortë mendore” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Më 14 janar 2015 Gani Geci ishte paraqitur në objektin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës në Vushtrri, për tu deklaruar më pikat e akuzës para kryetarës së trupit gjykues Kada Bunjaku Përquku.
Me 13 maj të vitit të kaluar në Vushtrri ishte mbajtur seanca e dytë ndaj Gani Gecit, ishte gati më përbërje të njejtë, në atë seancë ishte shtuar edhe një antar i trupit gjykues nga EULEX-i. Ndersa seancat e radhës ishte paraparë të mbahën në qershor të 2015 e që nuk u mbajt fare.
Këto seanca fillimisht u anuluan për shkaqe shendetsore të Gani Gecit, më vonë edhe kryetarja e trupit gjykues Kada Bunjaku-Përquku kishte dhënë dorëheqje nga pozita e gjyqtarës e po ashtu prokurorja e rastit Vahide Badivuku kishte perfunduar në pranga.
Dhe nga 13 maj i vitit 2015 ndaj Gecit nuk kishte pasur seancë deri më sot. Tash ky rast ka kaluar të organet e EULEX-it dhe si i tillë i gjithë trupi gjykues dhe prokurorja e rastit përbëhej nga anëtar të EULEX-it.
Në fillimin e seancës Vidar Stenslland kryetar i trupit gjykues tha se gjithçka do të nisë nga e para sepse po bëhen gati një vit pa mbajtur seancë.
Prokurorja e EULEX-it Lili Oprea Stelute, njoftoi edhe më disa ndryshime në aktakuzë për dallim nga aktakuza e prokurores vendore.
“Gani Geci akuzohet për vrasje të rëndë, perdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje” vepra e vrasjës së rendë, sipas legjislacionit në fuqi kjo vepër është e dënushme nga 10 vjet burgim e deri me vdekje”, theksoi Oprea Salute në seancën e sotme.
Prokurorja e rastit ka thënë në seancë që dënimi për veprën e kryer shkon prej 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.
Prokurorja e tanishme nuk kërkoi ndërrimin e masës së sigurisë ashtu siç e kishte ndryshuar aktakuzën. Ajo kur u pyet nga kryetari i trupit gjykues se çka mendon për masën e arrestit shtëpiak të Gani Gecit nuk kundërshtoi.
“Pasi që nuk ka ndryshim të rrethanave, propozojmë që mos të ketë ndryshim të masës së sigurisë”, tha Oprea Salute.
Në Gjykatore radha i erdhi dëshmisë së dëshmitari Afrim Rama, i cili kishte dëshmuar edhe vitin e kaluar kur ky trup nuk po përbëhej nga antarë të EULEX-it.
LEXO PO ASHTU: Dëshmitari rrëfen ngjarjen para se Gani Geci ta vriste Ruzhdi Shaqirin
Në të dy rastet, Rama dëshmoi njësoj. Ai në të dy këto raste nuk deshi t’i perdorë fjalët ofenduese që pretendon se ishin thënë aty. Pastaj Geci e pyeti dëshmitarin se a e ka dëgjuar viktimën Ruzhdi Shaqiri duke i thënë atij “shko hup, shko në k..”.
“Unë e kam dëgjuar që e ka ngritur dorën dhe ka thënë “hajt ik” dhe disa fjalë të tjera që unë s’po mund t’i përmendi”, tha dëshmitari.
Për dallim nga seanca e vitit të kaluar ku Gani Geci dhe dëshmitari Rama kishin polemika në mes vete, në seancën e sotme gjithçka ishte ndryshe dhe e qetë.
Prokurorja e rastit kishte kërkuar nga kryetari i trupit gjykues që kamera të mos xhirojë në këtë seancë, mirëpo një kerkesë e tillë u refuzua nga kryetari i trupit Gjykues.
Seanca e radhës ndaj Gani Gecit u caktua të mbahët më 11 maj me paraqitjen e dëshmitarëve të radhës të ftuar nga prokuroria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri