Sa para fiton Lando Norris si kampion botëror?

Lando Norris ka përfunduar një vit të jashtëzakonshëm në Formula 1, duke fituar titullin kampion botëror dhe duke siguruar një shpërblim të konsiderueshëm financiar.
Përveç pagës bazë prej rreth 18.6 milionë euro me McLaren, ai ka marrë edhe rreth 4,65 milionë euro bonus për titullin, si dhe rreth 3,7 milionë euro për shtatë fitoret dhe podiumet e tij, duke e çuar totalin vjetor në rreth 27 milionë euro për vitin 2025.
Ky shpërblim e vendos Norris-in si pilotin e katërt më të paguar në Formula 1, pas Max Verstappen, Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc, shumë larg atyre, megjithëse vitin 2025 Verstappen dhe Hamilton nuk arritën podium.

Për krahasim, kolegu i tij te McLaren, Oscar Piastri, do të përfitojë rreth 9,3 milionë euro këtë vit, duke përfshirë shpërblimin për vendin e tretë në kampionat dhe bonuset për shtatë fitoret dhe podiumet e tij.
Fitimet e pilotëve më të paguar të F1 për vitin 2025
- Max Verstappen, Red Bull Racing – 60,5 milionë euro
- Lewis Hamilton, Ferrari – 55,8 milionë euro
- Charles Leclerc, Ferrari – 31,6 milionë euro
- Fernando Alonso, Aston Martin – 18,6 milionë euro
- Lando Norris, McLaren – 18,6 (27 me titullin) milionë euro
- George Russell, Mercedes – 13,9 milionë euro
- Lance Stroll, Aston Martin – 9,3 milionë euro
- Carlos Sainz, Williams – 9,3 milionë euro
- Pierre Gasly, Alpine – 9,3 milionë euro
- Alexander Albon, Williams – 7,4 milionë euro
- Nico Hulkenberg, Stake F1/Audi – 6,5 milionë euro
- Esteban Ocon, Haas F1 – 6,5 milionë euro
- Oscar Piastri, McLaren – 5,6 (9,3 vendin e tretë botëror) milionë euro
- Gabriel Bortoleto, Stake F1/Audi – 1,9 milionë euro
- Yuki Tsunoda, Red Bull – 1,9 milionë euro
- Kimi Antonelli, Mercedes – 1,9 milionë euro
- Oliver Bearman, Haas – 0,93 milion euro
- Liam Lawson, Racing Bulls – 0,93 milion euro
- Isak Hadjar, Racing Bulls – 0,7–0,93 milion euro


















































