Nëse keni pasur një peshë normale para shtatzënisë, nuk duhet të shtoni më shumë se 12 kilogramë gjatë shtatzënisë
Nënat tona të dashura të ardhshme, bëni kujdes të mos shtoni më shumë peshë seç duhet!
Nëse keni pasur një peshë normale para shtatzënisë, nuk duhet të shtoni më shumë se 12 kilogramë gjatë shtatzënisë.
Pas lindjes, do t’i humbisni lehtësisht dhe do t’i ktheheni linjës së vjetër, ndaj nuk keni nevojë të shqetësoheni për këtë, por deri sa të lindni, gjëja më e rëndësishme është të përqendroheni në shëndetin e foshnjës.
Nëse keni hyrë në shtatzëni me peshë trupore shumë të dobët, atëherë mund të shtoni deri në 16 kilogramë, por nëse keni qenë me peshë më të madhe, përpiquni të mos shtoni më shumë se dhjetë kilogramë, sepse nëse shtoni shumë peshë, yndyra dhe lëngjet do të fillojnë të grumbullohen në trup, të cilat mund të çojnë në komplikime ose probleme pas lindjes, transmeton Telegrafi.
Në fillim të shtatzënisë, ju nuk shtoni shumë peshë – në tre muajt e parë, mesatarisht vetëm një ose dy kilogramë, madje disa shtatzëna mund të humbasin peshë gjatë asaj periudhe për shkak të të vjellave të shpeshta në mëngjes.
Në tremujorin e dytë, nëna e ardhshme shton pesë deri në gjashtë kilogramë, njëra prej të cilave shkon tek foshnja, ndërsa në tremujorin e tretë shton katër ose pesë (fëmija atëherë tashmë peshon dy e gjysmë deri në tre kilogramë e gjysmë). Pak para lindjes, pesha zakonisht ndalon së rrituri dhe disa gra shtatzëna shpesh humbin disa kilogramë.
Të nderuara zonja, për të mos shtuar peshë më shumë se sa rekomandohet, kur ndiheni të uritura pas një vakti të rregullt (të moderuar), mendoni nëse në të vërtetë keni etje, sepse ka shumë mundësi që të jeni të dehidratuara për shkak të çekuilibrit hormonal.
Nëse rezulton se jeni ende të uritura, është më mirë të hani një copë fruta sesa një byrek yndyror, burger ose çokollatë të madhe.
Pse është e rëndësishme të mos shtoni shumë peshë
Studimet kanë treguar se gratë obeze kanë më shumë gjasa të lindin foshnja me defekte të lindura në zemër, ndryshe nga ato që kanë një peshë trupore normale.
Gjithashtu, gratë shtatzëna të shëndosha kanë një rrezik më të lartë për t’u prekur nga diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe lindja me prerje cezariane dhe gjakderdhja e rëndë janë gjithashtu të mundshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKollitja e fëmijës suaj: Çfarë duhet të dijë çdo prind
Trendet e grimit për vitin 2025
Pastrimi i dyfishtë i fytyrës: A është vërtet i nevojshëm?
Shenjat që tregojnë se jeni në një lidhje toksike
Java e 19-të e shtatzënisë: Kujdesuni për lëkurën tuaj, sepse tani mund të shfaqen njolla hormonale dhe ja si zhvillohet bebja
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale