LAJMI I FUNDIT:

“Sa çmenduri e bukur, e mahnitshme”, reagimi i Messit pasi fitoi Copa America

“Sa çmenduri e bukur, e mahnitshme”, reagimi i Messit pasi fitoi Copa America

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi ndihet shumë i lumtur që kombëtarja e tij fitoi trofeun në Copa America 2021.

Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar ndaj Brazilit në finalen e madhe të Copa America me rezultat 1-0 në finalen e zhvilluar në stadiumin ‘Marcana’ në Rio De Janiero.

Goli i vetëm në këtë finale u shënua në minutën e 22-të nga Angel Di Maria, i cili shënoi një supergol me parabolë pas asistimit të Rodrigo De Paul.


Argjentina kampion në Copa America, Messi merr trofeun e parë me kombëtare
Lexo po ashtu Argjentina kampion në Copa America, Messi merr trofeun e parë me kombëtare

Megjithatë, njëri nga më meritorët e këtij triumfi të Albiceleste ishte kapiteni i ekipit, Messi.

Messi u zgjodh më i miri i turneut me katër gola dhe pesë asistime, ndërsa kishte një reagim special në rrjetet sociale.

Argjentinë 1-0 Brazil, notat e lojtarëve në finalen e Copa America
Lexo po ashtu Argjentinë 1-0 Brazil, notat e lojtarëve në finalen e Copa America

“Sa çmenduri e bukur!!! Kjo është e mahnitshme, falë Zotit!!! JEMI KAMPIONA”, ka shkruar Messi në profilin e tij.

Pas këtij triumfi me Argjentinën në Copa America, Messi do të pushojë disa ditë, ndërsa pritet edhe rinovimi i kontratës me Barcelonën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori