Ryan Giggs shijoi një ditë të pazakontë Krishtlindjesh këtë vit, ndërsa festoi me partneren e tij aktuale dhe ish-in e tij.

Ish-futbollisti i Manchester United dhe Wales, 48 vjeç, mendohet se e ka kaluar ditën me të dashurën e tij, Zara Charles dhe ish-bashkëshorten Stacey, së bashku me fëmijët e tyre Liberty dhe Zachary.


Dhe argëtimi i tyre festiv vjen pas lajmit se është urdhëruar një rigjykim mbi akuzat për abuzim në familje kundër ish të dashurës së tij, Kate Greville.

65951653 11575635 All together Ryan Giggs enjoys a blended family Christmas with h a 1 1672130554892 Ryan Giggs festoi Krishtlindjet me të dashurën aktuale dhe ish-gruan e tij

Ryan kaloi ditën me fëmijët e tij, të dashurën dhe ish-gruan – nga e cila u nda në vitin 2017.

Dhe sipas The Sun, ish-partnerja dhe e dashura e tanishme e tij po qëndrojnë pranë futbollistit mes problemeve të tij ligjore.

Një burim tha: “Çfarëdo që të ndodhë vitin e ardhshëm, Stacey dhe Zara po qëndrojnë pranë Ryan dhe e mbështesin atë”.

65950855 11575635 Parents Ryan shares two children Liberty left and Zachary right  a 2 1672130557939 Fëmijët e Ryan dhe Stacey

"Të kalosh ditën e Krishtlindjes me ish-gruan dhe të dashurën tënde nuk do të ishte e besueshme, por funksionon për Ryan dhe Stacey”.

E dashura e Ryan, Zara, e cila është një modele të brendshmesh, është parë shpesh duke e mbështetur atë që kur ata e bënë publike romancën e tyre vitin e kaluar.

Kjo vjen pasi Ryan tha se ishte 'qartësisht i zhgënjyer' që ishte urdhëruar një rigjykim mbi akuzat për abuzim në familje kundër ish-të dashurës së tij, Kate Greville.

65951655 11575635 image m 164 1672104302304 Ryan dhe e dashura e tij aktuale, Zara

Në një deklaratë ai falënderoi 'ekipin ligjor, nënën, fëmijët dhe të dashurën’ për mbështetje gjatë gjithë kësaj periudhe.

Ish-trajneri i Uellsit akuzohet se ka sulmuar Greville, 38 vjeçe, dhe motrën e saj 26-vjeçare Ema, mes një debati të ndezur në shtëpinë e tij shumë milionëshe në Worsley, Greater Manchester.

Ai gjithashtu akuzohet për sjellje kontrolluese ndaj ekzekutivit të PR, Greville, gjatë tre viteve - akuza të cilat ai i ka mohuar kategorikisht.

65950861 11575635 image m 166 1672104643042 Ryan dhe ish-gruaja e tij, Stacey

“Unë do të doja të falënderoja ekipin tim ligjor, nënën time, fëmijët e mi, të dashurën time Zara, si dhe miqtë e mi më të ngushtë, për mbështetjen e tyre gjatë gjithë kësaj periudhe”, tha mes tjerash ai.

"Unë e kuptoj nivelin e interesit dhe shqyrtimin rreth këtij rasti, por do të doja të kërkoja që privatësia ime dhe e familjes sime të respektohet në javët dhe muajt në vijim”. /Telegrafi/

63768303 11575635 Legal woes Last month Ryan said he was obviously disappointed th a 167 1672104821547 Ryan Giggs