Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë një premtim të ri për qytetarët, duke paralajmëruar ndërtimin e pishinës së parë gjysmë olimpike në këtë komunë.

Shehu ka theksuar se projekti, i cili pritet të kushtojë rreth 500 mijë euro, do të realizohet gjatë mandatit të dytë të tij, nëse fiton zgjedhjet e 12 tetorit.


“Ky projekt do të realizohet në përputhje me standardet e fundit ndërkombëtare. Urime të gjithëve. Pak ditë na ndajnë nga fitorja e 12 tetorit, në mënyrë që të kompletojmë transformimin e Junikut. Vazhdojmë +4 pa balotazh”, ka shkruar ai.