LAJMI I FUNDIT:

Rusia po i ofron Koresë së Veriut ushqim në këmbim të municioneve

Rusia po i ofron Koresë së Veriut ushqim në këmbim të municioneve
Ilustrim

Rusia po synon të marrë më shumë armë nga Koreja e Veriut, thonë burimet amerikane.

Rusia synon të dërgojë një delegacion në Korenë e Veriut si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Kremlinit për të marrë më shumë armë nga Pheniani, sipas një zëdhënësi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Ne kemi informacione të reja se Rusia po kërkon në mënyrë aktive të blejë municione shtesë nga Koreja e Veriut”, tha John Kirby, koordinatori i komunikimit strategjik i NSC.


“Ne gjithashtu e kuptojmë se Rusia po kërkon të dërgojë një delegacion në Korenë e Veriut. Dhe se Rusia po i ofron Koresë së Veriut ushqim në këmbim të municioneve”, pohoi ai, raporton cnn.

Tregtari i dyshuar i armëve, Ashot Mkrtychev është në qendër të kësaj përpjekjeje të Rusisë për të anashkaluar sanksionet e pashembullta perëndimore dhe kontrollet e eksporteve mbi pushtimin brutal të Ukrainës, tha Kirby.

SHBA thotë se Rusia filloi të blejë miliona raketa dhe predha artilerie nga Koreja e Veriut vitin e kaluar.

Dhe në fund të vitit 2022, Koreja e Veriut furnizoi me raketa këmbësorie grupin mercenarë, Wagner për përdorim në luftën në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Bosnja
Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Botë
Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Evropa

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Kalo në kategori