Juri Rescheto
“Detyrat tona rriten si ortek, por ne jemi Rusi, ne jemi vend dimri, ne e duam borën, shikoni sa shumë që ka rënë”. Në mes të dhjetorit, presidenti rus Vladimir Putin e hodhi plot optimizëm vështrimin për vitin 2024, gjatë kongresit të partisë qeverisëse, Rusia e Bashkuar. Zhvillimi më i rëndësishëm politik i vitit 2024 lidhet me zgjedhjet presidenciale në mes të marsit, edhe pse përfundimi i tyre dihet. Putini kandidon për herë të pestë dhe këtë herë ai nuk ka pse i trembet konkurrencës.
Se sa i preferuar ëshrë Putini në popull pas dy vitesh lufte dhe humbjeve të mëdha ruse në Ukrainë, kjo nuk luan ndonjë rol, thotë studiuesi i shkencave politike nga Moska, Aleksander Kynev. “Nëse fshati juaj ka vetëm një dyqan, nuk do t’ju shkojë në mendje që të matni vlerat e tij të popullaritetit”, thotë Kynev. “Njerëzit janë me shumë gjëra të pakënaqur, por skena politike është e spastruar. Ky vend është shumë i madh dhe askush nuk i ka burimet për të synuar postin presidencial”.
Askush, përveç Putinit.
Sfida më e madhe për kreun e Kremlinit do të jetë që të tërheq sa më shumë njerëz të shkojnë në votime, për t’i dhënë rizgjedhjes së tij të paktën ngjyrën e legjitimitetit. Për Kremlinin nuk ka rëndësi të bëhet më popullor Putini, por që njerëzit të shkojnë në qendrat e votimit, mendon sociologu Denis Volkov nga qendra moskovitë Levada, një institut i pavarur rus për studimin e opinionit. “Detyra e Putinit është vetëm të mos zemërojë shumë vetë”, shton Alekander Kynev. Shumica e rusëve gjithmonë ka qenë apolitike dhe ka frikë nga ndryshimet, thekson eksperti. Përveç kësaj, shoqëria është e lodhur nga i ashtuquajturi “operacion special ushtarak”, siç quhet ende zyrtarisht në Rusi lufta në Ukrainë. “Njerëzit duan që gjithçka të marrë fund sa më shpejt.”
Në Rusi sërish ka filluar të përhapet një atmosferë optimiste, vlerëson Denis Volkov. Numri i atyre që mendojnë se gjendja e tyre do të keqësohet, krahasuar me vitin e kaluar, është reduktuar gati me gjysmën. Ky trend do të vazhdojë për disa shkaqe, beson sociologu. Nga njëra anë, qeveria ka bërë shumë që të zbusë efektet e sanksioneve perëndimore dhe ta stabilizojë sistemin bankar rus. Ekonomia ruse nuk ka kapitulluar dhe nuk do të jetë kështu as në vitin 2024. Për këtë është e bindur ekonomistja ruse, Natalja Subareviq. “Ekonomia ruse është e fortë. Sanksionet e BE-së nuk do të kenë ndonjë efekt tjetër veç atij që kanë pasur deri tani – pra nuk kanë aspak efekt, sepse për mallrat e sanksionuara ka shumë rrugë të tjera furnizimi jashtë BE-së”. Rusia eksporton tani më shumë drejt Kinës, Indisë apo Lindjes së Mesme.
Subareviqi pret që edhe vitin e ardhshëm të “ketë pak a shumë të ardhura shumë të mira nga” eksportet e naftës. Rusia do të jetë në gjendje edhe në vitin 2024 të rrisë shpenzimet e saj “për mbështetjen e operacionit special ushtarak” në Ukrainë, është e mendimit profesoresha e ekonomisë në Universitetin Lomonosov të Moskës.
Tek atmosfera më pozitive në vend, ka luajtur rol edhe kundërofensiva në masë të madhe e pasuksesshme e Ukrainës, thotë sociologu Volkov. Kjo u ka hequr rusëve frikën nga dështimi ushtarak dhe pasojat e tij. Edhe furnizimi i Ukrainës nga Perëndimi me armë, vetëm në muajt e parë i trembi rusët, pasi ndërkohë është rritur numri i atyre që besojnë se Rusia është e suksesshme në luftë. “Lufta u bë rutinë, një sfond me të cilin njerëzit janë mësuar, por që shumica nuk janë të përfshirë, thotë Volkov. “Po, bëhet luftë diku, po ajo është shumë larg”.
Vetëm në muajt shkurt dhe mars 2022, pati teorikisht një shans për ndërrim pushteti, shprehet Kynev, “nëse ata që organizonin protesta do të kishin dalë masivisht në rrugë, në vend që të largoheshin masivisht nga Rusia”.
Historianja që jeton jashtë Rusisë, Irina Sherbakova – anëtare themeluese e organizatës për të drejtat e njeriut, Memorial, e ndaluar në vitin 2021 në Rusi dhe e nderuar me Çmimin Nobel të Paqes një vit më vonë – e kundërshton këtë analizë. Ajo i referohet atmosferës së frikës që sundon në Rusi. “Një makineri gjigante e frikës është në veprim. Krahu i zgjatur i diktaturës ndërhyn gjithnjë e më thellë në jetën e njerëzve dhe përpiqet t’i përjashtojë nga jeta kulturore të pabindurit dhe ata që nuk janë dakord dhe t’i denigrojë”. Me këtë Sherbakova i referohet kategorizimit të lëvizjes LGBTQ në Rusi si “ekstremiste”. Sherbakova nuk sheh “perspektiva pozitive” as për vitin 2024.
Ndërsa, në lidhje me qëndrimin ndaj luftës në Ukrainë, shumë vetë Rusi i ikin realitetit, thotë ajo. “Ata përpiqen të distancohen prej saj sa të jetë e mundur, duke mos përmendur me zë të lartë gjëra të caktuara” Sipas Sherbakovës, njerëzit në Rusi e kanë humbur besimin tek institucionet dhe demokracia. “Ata në vend të kësaj besojnë tek stabiliteti i sistemit të Putinit dhe tremben nëse e bëjnë të lëkundet më shumë varka, se gjërat do të keqësohen”. Megjithatë historiania përpiqet të shohë me optimizëm të ardhmen. Nuk duhet të dorëzohemi dhe të mendojmë se “lufta do të zgjasë shumë gjatë dhe Putini jeton përjetësisht”. Siç ndodhi me rënien e Murit të Berlinit, regjime të tilla mund të ndodhë që të shpërbëhen brenda pak orësh, kur të ketë ardhur koha dhe të jenë pjekur kushtet. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A