LAJMI I FUNDIT:

Rugova: Jemi në pritje të tri votave për ta rrëzuar Qeverinë

Rugova: Jemi në pritje të tri votave për ta rrëzuar Qeverinë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova ka thënë se opozita është në kërkim edhe të tri votave për rrëzimin e kësaj qeverie.

Rugova, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se tensionet në kuvendet zgjedhore të LDK-së kanë qenë minimale në raport me numrin e madh të nëndegëve.

“Nga 1,000 nëndegë të LDK-së, kanë ndodhur pesë incidente, që nënkupton 0,05 %. Janë incidente jo të hijshme, por Kryesia e LDK-së dhe forumet adekuate përkatëse janë marrur me to dhe janë deklaruar për rastet që sigurisht se nuk janë të mira”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se së paku në 20 forume të PDK-së ka pasur përplasje por sipas tij lajm bëhet vetëm LDK-ja “pasi është partia e parë më e vjetra dhe nuk bëhet asgjë në Kosovë pa LDK-në”.

Rugova thotë se pa një LDK stabile as Kosova nuk mund të jetë stabile. Ai thotë se kjo është dëshmuar edhe në qeverisjen kur LDK-ja kishte ekzekutivin.

“Rezultatet e asaj qeverisje janë parë në shumë sfera. Me një presion të jashtëzakonshëm ka dëshmuar se është qeverisja më profesionale”.

Deputeti opozitar thotë se opozita është në pritje edhe të tri votave për të rrëzuar këtë qeveri. Ai thotë se nuk është me sekret se është duke u negociuar edhe me elemente që janë në qeverisje për rrëzimin e kësaj qeverie.

Avdyli: Gabimi kryesor i LDK-së ka qenë që ka hyrë në koalicion me PDK-në
Lexo po ashtu Avdyli: Gabimi kryesor i LDK-së ka qenë që ka hyrë në koalicion me PDK-në

“I kemi 58 nënshkrime dhe na duhen edhe tri të tjera. Jemi duke biseduar edhe me partnerë brenda koalicionit. Me nismën dhe të tjerë por absolutisht jo me PDK-në. Po t’i kishim 61 nënshkrime do ta procedonim mocionin qysh sonte për rrëzimin e kësaj qeverie”, tha  Rugova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori