Sot një qytetarë nga Komuna e Podujevës ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari ka thënë për RTV Dukagjinin se 80 vjeçari tashmë i ndjerë ka pasur edhe sëmundje tjera por që coronavirusit nuk mundi t’i mbijetojë.
“Baca Sheqë ka qenë aktiv gjatë gjithë periudhës së tij jetësore në çështje të ndryshme humanitare dhe solidare por edhe me pushkë në luftën e fundit të Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Rudari thotë se gjendja në Komunën e Podujevës sa i përket coronavirusit është stabile.
“Kemi 22 raste aktive me coronavirus, ku prej tyre pesë janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së ndërsa të tjerët në shtëpi por që janë në gjendje stabile shëndetësore”.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës ka bërë thirrje te qytetarët që të kenë kujdes në veprimet e tyre në këtë kohë pandemie.
Ai ka bërë thirrje veçanërisht me rastin e varrimit të personit që sot ka ndërruar jetë në QKUK.
“Bëj apel te kjo familje që me rastin e varrimit të bacës Sheqë të kenë kujdes të shtuar dhe të mos marrin pjesë në numër të madh në varrim si e kemi zakon në Llap. Por edhe në të pame të kenë kujdes në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të tjerët nga ky virus vdekjeprurës”, tha ndër të tjera Nexhmi Rudari./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë